Çdo njëri i sheh njerëzit me syrin e tij të natyrës!


Ndërsa tre njerëz po ecin në një rrugë, ata shohin një njeri duke gërmuar në anë të rrugës.
I pari tha: Ai duhet të ketë vrarë dikë dhe dëshiron ta varros në këtë natë!
I dyti tha: Jo, jo! Ai nuk është vrasës! Por, ai është një person që nuk u beson njerëzve kurrsesi, prandaj ai dëshiron t'i fsheh paratë këtu!
I treti i pasi i dëgjoi fjalët e tyre dhe kuptoi mendimet e tyre, atëherë tha: Nuk është as kështu dhe as ashtu! Mirëpo ai gërmon një pus për t'i furnizuar njerëzit me ujë! Ai është një njeri i mirë!


Mësimi: 


 Mendimi yt për njerëzit është i njëjtë me mendimin tënd për veten tënde! Çdo njëri i sheh njerëzit me syrin e tij të natyrës! Njeriu i mirë i sheh njerëzit si të mirë, kurse njeriu i keq i sheh si të këqinjë!
Prandaj, ti mendo mirë për njerëzit ashtu siç dëshiron që ata të mendojnë mirë për ty!


 


Përktheu: Mulaim Shehu


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme