Kush është Hajrullah Bega ?


Hajrullah ef. Bega ka lindur më 6 janar 1970 në fshatin Bajë të komunës së Malishevës, nga babai Haliti dhe nëna Naza.
Shkollën fillore “Naim Frashëri” e ka mbaruar në vendlindje Bajë të Malishevës, kurse të mesmen medresenë e mesme “Alaudin” të Prishtinës në vitin 1984 – 1988.
Hajrullah efendiu ka shërbyer si imam i Ramazanit në fshatrat Gjrak, Lubizhdë dhe Malishevë, kurse nga viti 1993  ka qenë imam i rregullt në fshatin Bellacerkë të komunës së Rahovecit.
Hajrullah efendiu ka rënë shehid gjatë ofensivës serbe në këto anë, më 25 mars 1999 në Bellacerkë, ku edhe është varrosur, kurse më 25 qershor 1999 është rivarrosur në fshatin e lindjes, në Bajë.
Hajrullah efendiu është autor i librit “Muhammedi a.s. dhe familja e tij”, Prizren 1995.
Ka lënë pasardhës tre fëmijë.



Artikulli i kaluar
Kush është Zenel Hoxha ?
Artikulli radhës
Pak, por e vazhdueshme