U inaugurua projekti “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”

 


Sot, para anëtarëve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Bashkësia Islame e Kosovës edhe zyrtarisht ka inauguruar projektin “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”, një projekt ky tejet domethënës dhe i organizuar në bashkëpunim me Qendrën e “Mbretit Selman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite.


500 fëmijëve jetimë në Kosovë, pa asnjë dallim do t’u dhurohet nga 50 euro për çdo muaj për një vit radhazi.


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi Qendrën e “Mbretit Selam” të Mbretërisë së Arabisë Saudite për këtë projekt, por edhe për ndihmat e vazhdueshme që kanë dhënë përgjatë viteve për popullin e Kosovës. Ai tha se synimi i tij është që nga viti i ardhshëm të rritet numri i jetimëve që do të ndihmohen.


Bashkësia Islame e Kosovës përgjatë gjithë vitit, së bashku me Shoqatën “Bereqeti” pandërprerë ka qenë pranë secilës familje në nevojë, mirëpo ndihma ndaj fëmijëve jetimë zë një vend edhe më të veçantë.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip