Kush është Nuhi Ismajli ?

 


Nuhi Ismajli ka lindur më 9 korrik 1945 në fshatin Smolicë të komunës së Bujanocit, nga babai Hakiu dhe nëna Asibja.
Shkollën fillore e ka mbaruar në Smolicë të Bujanocit, kurse të mesmen – medresenë “Alaudun” të Prishtinës.
Nuhi efendiu për më shumë se tridhjetë vjet ka punuar imam në xhaminë e fshatit Dobrevë e Poshtme të Fushë Kosovës.
Më datën 28 mars 1999 Nuhi efendiu është rrëmbyer me dhunë nga shtëpia e tij nga forcat serbe, dhe më nuk u kthye i gjallë.
Trupi i tij u gjet më 5 .12.2002 në Batajnicë të Beogradit. Nuhi efendiu më datë 20.10.2005 është varrosur në ‘Varrezat e Dëshmorëve” në Fushë Kosovë.
Ka lënë pasardhës tre djem e katër vajza.  



Artikulli i kaluar
Kush është Sylë Ahmetaj ?
Artikulli radhës
Pak, por e vazhdueshme

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme