Ishte një njëri ankohej se kishte një bretkosë në bark! Andaj ai shkoi te mjeku, i cili bëri kontrollin dhe të gjitha analizat e nevojshme, por ai nuk e gjeti bretkosën e supozuar!
Pacienti refuzoi përgjigjen e mjekut dhe tha:
Ai është një mjek i dështuar, si mund ta mohojë ekzistencën e bretkosës, ndërsa unë e ndjej dhe dëgjoj zërin e saj!
Pacienti kishte vizituar mjekë të tjerë, por gjendja e tij shëndetësorë vetëm sa u përkeqësua, pasi të gjithë mjekët ranë dakord që nuk kishte bretkosë në stomak!
Pastaj dëgjoi për një mjek të famshëm, kështu që shkoi tek ai duke e mbajtur trupin e tij për shkak të shëndetit të dobët të shkaktuar nga ajo bretkosë dhe i tha doktorit:
Kam pasur eksperienca të dështuara me mjekë të dështuar që nuk janë të mirë në punën e tyre.
Doktori e ekzaminoi dhe e kuptoi që nuk kishte bretkosë në stomak, por kishte frikë se pacienti do t'i prishte reputacionin nëse i thoshte se nuk kishte bretkosë, siç kishte bërë me mjekët e tjerë, kështu që ai i tha atij:
Po, me të vërtetë ka një bretkosë në barkun tënd!
Atëherë pacienti tha: Po, ky është mjeku i sinqertë që është i zoti në punën e tij.
Dhe ai filloi t'i thotë doktorit, këtë e dija për një kohë, por këta mjekë budallenj nuk më besuan. Kjo është arsyeja pse shëndeti im është përkeqësuar siç mund ta shihni! Të lutem hiqeni atë bretkosë nga barku im që të mund ta kthej shëndetin tim përsëri.
Mjeku tha: Mos u shqetëso, është një operacion i thjeshtë dhe bretkosa do të hiqet, pastaj e vuri në gjumë pacientin dhe i kërkoi njërës nga infermieret t'i blinte një bretkocë nga dyqani i kafshëve pranë klinikës.
Sapo pacienti u zgjua, gjeti mjekun dhe infermieret duke e uruar, dhe para tyre ishte një kovë ku kishte një bretkocë.
Mjeku i tha: Tani mund të bësh përditshmërinë tënde, pasi të kemi hequr bretkosën nga barku!
Njeriu u hodh nga shtrati sikur të mos i kishte ndodhur asgjë!
Ky është rasti i dikujt që e burgos veten me kufizime psikologjike, që nuk kanë ekzistencë reale dhe kjo fatkeqësisht na ndodh shumë prej nesh!
Hiqni qafe kufizimet tuaja psikologjike dhe shkoni drejt qëllimit!
Përktheu: Mulaim Shehu