Tregimi për Pejgamberin a.s. dhe të krishterin, Addasin


Në ditën kur Pejgamberit, sallAllahu 'alejhi ve sellem, u sulmua nga banorët e Taifit, ai u strehua në kopshtin e djemve të Rabia’s, Utbe e Shejbe, dhe u ul nën një hardhi afër një muri. Kur e panë në këtë gjendje, ata ndien keqardhje për të, e thirrën robin e tyre, djaloshin e krishterë të quajtur Addas dhe i thanë: "Dërgoja atij njeriu këtë vesh rrushi”. Addasi veproi siç i ishte urdhëruar, e vendosi para të Dërguarit të Allahut dhe i tha: " Urdhëro e ha!” I Dërguari i Allahut, sallAllahu 'alejhi ve sellem, mori rrushin, tha: “Bismilah”, e pastaj e hëngri.
Duke e parë këtë, Addasi tha: "Njerëzit në këto anë nuk e shqiptojnë këtë?"
"Nga je ti, dhe cila është feja jote?", e pyeti i Dërguari i Allahut, sallAllahu 'alejhi ve sellem, Addasin.
"Unë jam i krishterë nga Niniva", u përgjigj Addasi.
" Ti qenke nga vendi i njeriut të mirë Junusit, të biri të Metait!"
Ai tha: “E nga e di ti se kush është Junus b. Metai?”
I Dërguari i Allahut, sallAllahu 'alejhi ve sellem tha: "Ai është vëllai im. Ai ka qenë pejgamber, edhe unë jam po ashtu pejgamber".
Adasi u përkul dhe filloi të puthte kokën, duart dhe këmbët e Pejgamberit sallAllahu 'alejhi ve sellem. 
Kur e panë djemtë e Rabias, i thanë: “Mjerë për ty, Addas! "Pse ia puthe kokën, duart dhe këmbët atij njeriu. Ke kujdes sepse do të të nxjerrë nga feja jote e do të të shpjerë në fenë e vet, e feja jote është më e mirë se e tij.”
Addasi tha: “O zotëri, nuk ka njeri më të mirë në tokë se ai! Ai më njoftoi për një çështje që vetëm pejgamberët mund ta dinë.”
 
 


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme