Të drejtat e përgjithshme për "ehlu dhimme" - jomyslimanët (2)

 


Mbrojtja e jetës – jeta e jomyslimanit është si jeta e myslimanit.


E drejta penale - është e njëjtë për myslimanin dhe jomyslimanin. Për atë krim që myslimani ndëshkohet, gjithashtu në të njëjtën mënyrë edhe jomyslimani do të ndëshkohet.


Kodi civil - myslimani dhe jomyslimani, përpara këtij kodi janë të barabartë.


Jomyslimani ka të drejtë të mbajë, të rrisë, të shesë dhe të hajë prej mishit të derrit. U jepet e drejta të prodhojnë, të pinë dhe të shesin alkool. Në qoftë se një mysliman i dëmton një jomyslimani alkoolin, ose derrin, ai duhet të paguajë dëmin e shkaktuar.(1)


Mbrojta e nderit dhe e personalitetit - nuk lejohet t'i bëhet keq, as me dorë dhe as me gojë jomyslimanit. As të shahet, të fyhet, të goditet dhe as të përgojohet. "Përgojimi i jomyslimanit është i ndaluar, haram, sikur përgojimi i myslimanit?"(2)


Garancia e mbrojtjes - marrëveshja e mbrojtjes(3) i detyron myslimanët ta zbatojnë përgjithmonë atë. Nuk i lejohet asnjë myslimani që ta thyejë atë, pasi ta ketë nënshkruar. Ndërsa njerëzit e "mbrojtur", ehlu dhimme, janë të lirë në zbatimin e saj, mund ta prishin kur dhe si të duan.
Personi i mbrojtur (dhimmiju), çfarëdo krimi që kryen nuk e prish marrëveshjen, madje as edhe mospagimi i xhizjes, apo vrasja e një myslimani, nuk e thyen këtë marrëveshje (mbrojtje). Për të gjitha këto veprime, jomyslimani dënohet ose ndëshkohet sipas ligjit të krimeve të bëra. Veprimet e tij nuk konsiderohen si arrogancë ndaj shtetit dhe as nuk e përjashtojnë nga marrëveshja e mbrojtjes.
Vetëm dy gjëra ia ndalojnë të drejtën e përfitimit dhe e përjashtojnë nga marrëveshja: 
E para - në qoftë se largohet nga territoret islame dhe emigron drejt shteteve të tjera,


E dyta - në qoftë se del haptazi ndaj shtetit islam dhe shkakton trazira nëpër territoret e këtij shteti.(4)


Çështjet civile - jomyslimani i trajton duke i gjykuar sipas ligjit të tij civil. Umer ibën Abdulazizi i shkroi letër Hasan Basriut për ta pyetur: "Si ka qenë çështja e kalifëve rashidinë, të cilët kanë lejuar jomyslimanët të martohen në mënyra të ndaluara, të zotërojnë, të hanë dhe të pinë alkoolin dhe mishin e derrit?" Hasan Basriu i ktheu përgjigje duke i thënë: "Xhizja merret në shkëmbim që të lihen dhe të mos ndërhyhet në punët dhe në besimin e tyre. Ti je "muttebi la mubtedi", pasues dhe jo shpikës. Selam. Në qoftë se dy palë prej jomyslimanëve të përfshirë në ndonjë konflikt mes tyre, dëshirojnë të gjykohen sipas sheriatit islam, atëherë me dëshirën e tyre zbatohet gjykimi i sheriatit. Por, në qoftë se njëra palë e përfshirë në konflikt është myslimane dhe çështjen në konflikt e përfshin kodi civil, atëherë mes palëve gjykohet vetëm me sheriatin islam.


Simbolet fetare - jomyslimanët janë të lirë dhe gëzojnë të drejtën të shfaqin simbolet e tyre fetare brenda dhe jashtë vendeve të adhurimit që kanë. Ata janë të lirë t'i restaurojnë dhe t'i rregullojnë këto vende adhurimi. Shteti islam nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këto çështje.


Lehtësimi dhe toleranca në marrjen e xhizjes dhe të taksave - është e ndaluar të sillesh ashpër dhe me arrogancë ndaj jomyslimanëve në marrjen e xhizjes dhe të taksave. Madje nxitet për butësi, mëshirë dhe lehtësi ndaj tyre për çdo gjë. Kushdo prej tyre që është i varfër, ose nevojtarë, jo vetëm lirohet nga pagesa e xhizjes, por edhe i jepet ndihmë sociale prej buxhetit të myslimanëve. Në qoftë se jomyslimani vdes dhe ai ka pa paguar xhizjen, atij nuk i merret asgjë prej trashëgimisë së tij dhe as prej trashëgimtarëve të tij, për të likuiduar xhizjen e papaguar.
Ebu Jusuf el Kadi(6) ka thënë: "Në qoftë se një jomysliman ka hyrë në të drejtën e pagimit të xhizjes dhe vdes pa paguar, ose ka paguar një pjesë dhe ka mbetur pa shlyer pjesën tjetër, nuk lejohet të merret prej trashëgimtarëve dhe as prej trashëgimisë së tij."(7)
Ibën Abidini përmend në "Hashije" se të gjithë fukahatë, dijetarët ekspertë myslimanë, të të gjitha shkollave të interpretimit, ixh-tihadit, kanë bërë të qartë dhe e kanë përsëritur se myslimanët kanë për detyrë të mbrojnë dhe të sigurojnë jomyslimanët ndaj çdo rreziku, apo sulmi armiqësor. Kur myslimanët u kanë siguruar mbrojtjen, atëherë janë të detyruar që t'ua garantojnë të tillë mbrojtje, sepse duke u gjendur në territorin islam, ata do të quhen gjithashtu nënshtetas islam. Madje, disa dije- tarë janë të mendimit se, padrejtësia dhe zullumi ndaj jomyslimanëve është më i rëndë dhe më i dënueshëm sesa ndaj myslimanëve. 


Samerkandi


Samerkandi(8), i cili në Islam u njoh si djepi i qytetërimit islam, u çlirua për herë të parë nga emeviti Seid ibën Uthmani, pastaj herën e dytë e çliroi me forcë Kutejbe ibën Muslim Bahili në periudhën e kalifit Velid ibën Abdulmelik.
Banorët e Samerkandit u detyruan ta pranonin këtë situatë. Gjatë sundimit të kalifit Umer ibën Abdulaziz, në vitin 99h këta banorë dërguan një delegacion për t'u ankuar ndaj veprimeve të Kutejbe ibën Muslim Bahili, kjo, pasi kalifi Umer ibën Abdulaziz u njihte për drejtësinë e madhe të tij në të gjithë territorin islam. Gjatë bisedës me kalifin, delegacioni i tha këtij të fundit: "Kutejbe na ka mashtruar padrejtësisht, na ka zaptuar tokat tona, prandaj kemi ardhur te ty që të na kthesh të drejtat tona."
Kalifi mori laps e letër dhe filloi t'i shkruante Selman ibën Ebi Serhit, mëkëmbësit të tij në Samerkand, duke i thënë: "Banorët e Samërkandit janë ankuar për padrejtësitë që ka bërë Kutejbe. Sapo letra ime të mbërrijë, cakto një gjykatës dhe të gjykojë me drejtësi në këtë zullum që u është bërë këtyre njerëzve."'
Delegacioni u kthye, ku me vete morën dhe letrën e kalifit për mëkëmbësin e tij. Çështja iu ngarkua gjykatësit të Samerkandit, Xhumej ibën Hadir Naxhi. I dëgjoi me vëmendje, thirri dëshmitarët nga të dyja palët, të cilët dëshmuan me drejtësi se, Kutejbe nuk i kishte qëndruar marrëveshjes, por i kishte sulmuar befasisht.
Pasi gjykatësi e zbardhi çështjen, dha gjykimin e tij të qartë, i cili fliste në emër të drejtësisë islame dhe të tolerancës së tij. Në fund gjykatësi vendosi: "Ushtria myslimane që ka hyrë në Samerkand, nën komandën e Kutejbes, të përgatitet për t'u larguar menjëherë. Gjithashtu, të largohen edhe myslimanët e tjerë që kanë hyrë pas çlirimit"
Ky vendim ishte një lëkundje e madhe në të gjithë Samërkandin, sepse nuk e kishte imagjinuar askush se mësimet e Islamit do të arrinin deri në këtë pikë, sa që t'i japë të drejtën një gjykatësi të urdhërojë ushtrinë për t'u larguar nga vendi në të cilin ishin vendosur.
Mëkëmbësi i Samërkandit lajmëroi kalifin dhe i kërkoi të këshillohej për vendimin e gjykatësit. Përgjigja ishte: "Zbatoni menjëherë vendimin e gjykatësit. Ushtria dhe myslimanët e tjerë të lëshojnë menjëherë qytetin."
Ushtria dhe myslimanët filluan përgatitjen për t'u larguar. Myslimanët nxorën plaçkat për t'i shitur dhe u përshëndeten me banorët e Samerkandit. Papritur, një delegacion i banorëve të Samerkandit, të mahnitur nga ky veprim dhe pas konsultimit me njëri-tjetrin, u drejtohen myslimanëve duke u thënë: "Pasi dëgjuam vendimin e gjykatësit, të cilin ne nuk e kemi imagjinuar se mësimet e Islamit arrijnë deri në këtë pikë. Nuk kemi menduar se një gjykatës mund të urdhërojë ushtrinë për t'u larguar nga qyteti, madje menduam se gjykatësi do të neglizhonte çështjen duke mos i kushtuar rëndësi dhe vëmendje. Nuk e kemi menduar se kalifi do të urdhërojë për zbatimin e vendimit të gjykatësit dhe, askush nuk do ta kundërshtonte, por do t'i binden dhe do ta zbatonin të gjithë këtë urdhër.”
Përpara gjithë kësaj sjellje të mirë nga vëllezërit e tyre myslimanë, gjatë qëndrimit të tyre në Samerkand, banorëve nuk u mbeti gjë tjetër vetëm se, të tërheqin kërkesën e tyre për largimin e myslimanëve dhe ushtrisë së tyre, dhe t'u kërkojnë të qëndrojnë ashtu siç kanë qenë më përpara, sepse pas kësaj dite nuk kanë më frikë se do t'i dëmtojë kush. Pas kësaj dëshire të sinqertë të banorëve të Samerkandit, u urdhërua ushtria dhe myslimanët të qëndrojnë dhe të mos largohen. Ishte kënaqësi e përbashkët për të dyja palët.
Kjo ngjarje ishte shkak për islamizimin e pjesës më të madhe të banorëve të Samerkandit. Ata u bindën ndaj flamurit të Islamit dhe me sinqeritetin e tyre ndaj mësimeve të fesë, filluan punën për përhapjen e Islamit. U kapën fort për fenë e Allahut sa që, Samërkandi u bë qendër e dijes dhe e dijetarëve.(9)


Pas çlirimit të Kostandinopojës


Hapi i parë që Sulltan Mehmeti II(10) mori pas rënies së Kostandinopojës dhe kthimit të rregullit dhe qetësisë, ishte sigurimi i mbrojtjes së të krishterëve. Ai e paraqiti veten mbrojtës të kishës greke dhe ndaloi rreptësisht çdo lloj dhune, ose padrejtësie ndaj të krishterëve. Zyrtarisht i dha patriarkut të ri siguri për të gjithë priftërinjtë dhe të krishterët, madje i lejoi që priftërinjtë të gëzonin të drejtat dhe ofiqet që kishin pasur më përpara. Genadios(11) ishte patriarku i parë që pas rënies së Kostandinopojës, mori nga dora e vetë sulltanit skeptrin e peshkopatës, i cili ishte simboli i këtij posti dhe së bashku me të edhe 1000 dukatë ari.(12)
Myslimanët çlirues, në shumë pjesë të Perandorisë Bizantine u pritën mirë nga grekët. Ata i konsideruan si çlirues prej sundimit tiran të padrejtë, sundimit francez dhe austriak. I kishin nënshtruar aq shumë njerëzit, sa që i kishin kthyer në skllevër, të cilët i trashëgonin.(13) Shumë historianë e kanë përshkruar gjendjen e Perandorisë Bizantine përpara çlirimit të saj.
Asnjë qeveritar nuk ka frikë ligjin që i ngjan kalit pa frena. Konstandini dhe paraardhësit e tij i lejuan njerëzit e mëdhenj të shtetit të tyre të tiranizojnë popullin. Në gjykatat e tyre nuk kishte drejtësi dhe në zemrat e tyre nuk kishte trimëri. Gjykatësit mblodhën pasuri të mëdha nga lotët dhe gjaku i të pafajshmëve.(14) Ndërsa çliruesit myslimanë, pas gjithë kësaj pamje të zymtë arritën me mirësinë dhe udhëheqjen këmbëngulëse e të përpiktë, të përhapnin rregullin e qetësinë në të gjitha anët e perandorisë. Pamë një rregull të mrekullueshëm në çështjet gjyqësore dhe qytetare.(15)
Shumë njerëz e pranuan dhe e përqafuan Islamin, përse? Feja islame, në atë kohë, ishte streha e vetme natyrale për pjesëtarët e kishës lindore.(16)
Gjatë një beteje mes osmanlinjve dhe rumunëve, Gjergj Brankoviçi(17) e pyeti Jan Huniadin:(18) "Në qoftë se fiton, çfarë do të kishe bërë?" I përgjigjet: "Do të themeloj besimin katolik romak" Pastaj pyet sulltanin otoman: "Në qoftë se fiton, çfarë do të bësh me fenë tonë?" I përgjigjet: "Pranë çdo xhamie do të ndërtoj një kishë dhe do t'i jap lirinë çdo njeriu të zgjedhë për t'u falur ku të dëshirojë?”(19) Pastori Miçu, në librin e tij "Udhëtim fetar në Lindje” thotë: "Është për të ardhur keq, që popujt e krishterë nuk huazuan asgjë nga toleranca e myslimanëve, e cila është shenja e bamirësisë mes popujve, respektimi i besimeve të të tjerëve dhe mos detyrimi me forcë i besimit?"(20)
Prifti i qytetit Lori, Rimon Dagil thoshte: "Sjelljet e kryqëzatave në kohën që hynë në Kuds, ishin të kundërta me sjelljet e kalifit bujar, Umer ibnul Hatab ndaj të krishterëve, në kohën kur ai hyri në Kuds, përpara disa shekujve. Populli ynë, me të marrë Kudsin bëri gjëra të çuditshme me arabët. Disave ua prenë kokat dhe kjo ishte më e pakta, të tjerëve i shponin barkun, madje disa detyroheshin të hidheshin nga muret e qytetit për t'i shpëtuar torturave. Pasi torturoheshin shumë, digjeshin. Në rrugët dhe sheshet e Kudsit nuk mund të shihje tjetër, vetëm grumbujt e kokave të arabëve, duarve dhe këmbëve të tyre. Njeriu nuk mund të kalonte, vetëm përmes kufomave të të vrarëve, por të gjitha këto ishin një pjesë e asaj që bënë kundër këtyre njerëzve."
Po ky prift tregon historinë e kasaphanës së dhjetë mijë myslimanëve në xhaminë e Umer ibnul Hatabit, ku thotë: "Populli ynë e teproi së tepërmi në derdhjen e gjakut."(21) "Mund të themi se toleranca fetare ishte absolute në rolin e lulëzimit të qytetërimit arab?"(22)
"Të krishterët, sapo e kthyen Granadën, e cila ishte nyja e fundit e Islamit në Evropë, nuk menduan të ecnin në rrugën e tolerancës së arabëve, të cilën e kishin parë me sytë e tyre për disa shekuj me radhë. Por, ata ndoqën rrugën e persekutimit dhe të dhunës së madhe ndaj arabëve, edhe pse kishin nënshkruar marrëveshjet me ta."(23)
Historia e përhapjes së Islamit me urtësi dhe mirësi është e gjatë. Me bindje, me mendje dhe me tolerancë, Islami arriti deri në Siberi, Indi, ishujt Maldive, Tibet, brigjet e Kinës, Filipine, Indonezi etj.. Gjithashtu, me tolerancë dhe me thirrje të mirë, Islami arriti deri në mesin e Afrikës.
Akuzat se Islami është përhapur me forcë, dhunë dhe vrasje, etj., sidomos gjatë sundimit osman dhe se osmanët i detyruan shqiptarët të pranojnë Islamin, përkundër dëshirës së tyre, jo vetëm nuk ka fakte dhe vërtetësi, por kjo gjë kundërshtohet dhe hidhet poshtë nga autorë jomyslimanë, të cilët kanë shkruar rreth konvertimit në Islam të popullsisë shqiptare.
Profesor Ali Musa Basha, në librin e tij "Islami në Shqipëri gjatë shekujve", sjell fakte dhe dëshmi rreth islamizimit të shqiptarëve, duke thënë: "I gjithë ky konvertim masiv në fenë islame, veç të tjerave, shpjegohet edhe se Perandoria Osmane në shekullin XVII kishte arritur kulmin e saj. Ajo u kishte dhënë të gjithë popujve që e përbënin atë, një qytetërim të përbashkët. Të gjithë ata që në Perëndim nuk e duronin intolerancën katolike, e cila u ishte bërë e padurueshme, si: çifutët, maurët e Spanjës, gjithë punëtorët e kualifikuar, zanatçinjtë, endësit, specialistët e ndërtimeve detare, fonditorët e artilerisë etj., të tërhequr nga fitimi, në pjesën më të madhe u konvertuan vullnetarisht në fenë islame. Aderuan në këtë fe, të bindur në superioritetin e fesë islame mbi fetë e tjera."(24)
Si përfundim, humanizmi dhe toleranca janë dy karakteristika gjenetike të shoqërisë islame dhe të flasësh për humanizmin dhe tolerancën e myslimanëve përgjatë historisë, unë mendoj se kjo gjë i ngjan sikur të flasësh për diellin në një vend, që tërë ditët e vitit i ka me diell. Dhe se këta njerëz, të cilët jetojnë në një vend të tillë me diell, nuk e kuptojnë dhe nuk e imagjinojnë jetën e tyre pa këtë dritën e diellit. Kështu është edhe myslimani, ai nuk e imagjinon dhe nuk e kupton shoqërinë islame pa humanizëm dhe tolerancë.
E vërteta është se ne myslimanët duhet që historinë tonë të ndritur ta promovojmë dhe ta përhapim sa më shumë, e të mos qëndrojmë në rolin e mbrojtësit sa herë që etiketohemi me diçka të paqenë, por të ndjehemi krenarë me të dhe të marrim rolin e mësuesit të njerëzimit, promovuesit të vlerave dhe prijësit të virtyteve.
Zoti i Madhëruar na dhëntë sukses dhe mbarësi në rrugën tonë të shërbimit ndaj Islamit, myslimanëve dhe mbarë njerëzimit!



__________________
1. Në lidhje me këtë pikë, në librin Ed Dur el Muhtar, vëllimi III, faqe 273 shkruhet: "Në qoftë se myslimani i dëmton jomyslimanit alkoolin ose derrin, myslimani është i detyruar të paguajë dëmin e shkaktuar."
2. Ed Dur el Muhtar, 3/273-274.
3. Akdu dhimme.
4. El Bedaiu, 7/113, Fet'hul Kadir, 4/381-382.
5. "Të drejtat e jomyslimanëve në shtetin islam", Ebu E'ala el Mevdudi, fq. 18.
6. Ai është imami muxhtehid, kolosi, muhadithi, gjykatësi i gjykatësve, Ebu Jusuf, Jakub ibën Ibrahim Habib ibën Hubejsh ibën Sead ibën Buxhejr ibën Muavije el Ensarij el Kufij (113-182). 
7. El Haraxh, fq.70.
8. Samarkand (Uzbek: Samarqand, Самарканд, Таjik: Самарканд, Persian: Russian: Cамарканд) is the second-largest city in Uzbekistan and the capital of Samarqand Province. The city is most noted for its central position on the Silk Road between China and the West, and for being an Islamic centre for scholarly study. The Bibi-Khanym Mosque remains one of the city's most famous landmarks. The Registan was the ancient centre of the city. In 2001, UNESCO inscribed the 2,750-year-old city on the World Heritage List as Samarkand - Crossroads of Cultures. Shiko: http://en. wikipedia.org/wiki/Samarkand
9. Tabariu, 6/567.
10. Mehmet II (Ottoman Turkish: Meḥmed-i sānī, Turkish: II. Mehmet), (also knoën as el-Fatiḥ (), "the Conqueror", in Ottoman Turkish, or, in modern Turkish, Fatih Sultan Mehmet; Knoën as Mahomet II[1][2] in early modern Europe) (March 30, 1432, Edirne - May 3, 1481, Hünkârçayırı, near Gebze) was Sultan of the Ottoman Empire (Rûm until the conquest) for a short time from 1444 to September 1446, and later from February 1451 to 1481. At the age of 21, he conquered Constantinople, bringing an end to the Byzantine Empire. Mehmet continued his conquests in Asia, with the Anatolian reunification, and in Europe, as far as Belgrade. (http://en.wikipedia.org/wiki/Sultan Mehmet_II).
11. Gennadius II (in Greek Tɛvvάotoç B') (lay name Georgios Kourtesios Scholarios, in Greek Γεώργιος Κουρτέσιος Σχολάριος) (c. 1400 c. 1473), Ecumenical Patriarch of Constantinople from 1454 to 1464, philosopher and theologian, was one of the last representatives of Byzantine learning, and a strong advocate of Aristotelian philosophy in the Eastern Church. Shiko: http://en. wikipedia.org/wiki/Gennadius_II
12. Dawetu ilel Islam, faqe 170-171.
13. Dawetu ilel Islam, faqe 172, prej: The travels of Martin Baumgarten, p.373.
14. Dawetu ilel Islam, faqe 173. 
15. Dawetu ilel Islam, faqe 174. 
16. Dawetu ilel Islam, faqe 187.
17. Durad Branković (Serbian Cyrillic: Byрah бранковиh; Hungarian: Brankovics György; 1377-24 December 1456), also known under the patronymic (Durad) Vuković and frequently called George Branković in English-language sources, was a Serbian despot from 1427 to 1456 and a baron of the Kingdom of Hungary. He was the first of the House of Branković to hold the Serbian monarchy. (Shih: http://en.wikipedia.org/wiki/%C4%90ura%C4%91
Brankovi%C4%87).
18. John Hunyadi (Hungarian: Hunyadi János, Romanian: Iancu de Hunedoara, Slovak: Ján Huňady, Serbian: Cибиньанин Jанко / Sibinjanin Janko; c. 1387[1] 11 August 1456), nicknamed the. White Knight[2] was a Hungarian general (1444-1446) and governor (1446-1453) of the Kingdom of Hungary.[3], a leading commander against the Turks in the 15th century.[3] He was also a Voivode of Transylvania (1441-1446) and the father of Matthias Corvinus, King of Hungary. (Shih: http://en.wikipedia.org/wiki/Jan_Hunyadi)
19. Dawetu ilel Islam, faqe 223, prej: Enripue Dupuy De Lome: Eschavosy. Turgufa P.17-18, "Madrid 1887".
20. Hadaratul arab, Gustave Le Bon, faqe 162.
21. Po aty, faqe 401.
22. Po aty, faqe 681.
23. Po aty, faqe 694.
24. "Islami në Shqipëri gjatë shekujve", Ali Musa Basha, f. 91-92, Tiranë, 2000. (Vepër e cituar, Jani Kicikis. Enczclopeida Universalis. Copus 8, Francë S.A. 1988)


 


Lavdrim Hamja
Dituria Islame 410


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme