Drejtori Simnica viziton xhaminë e re të Bashkësisë Islame Shqiptare në Danimarkë

 


Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka vizituar xhaminë e re të Bashkësisë Islame Shqiptare në Danimarkë, në të cilën u mirëprit nga imami Basri ef. Kurtishi.


Ai fillimisht përcolli urimet e Myftiut Tërnava dhe të institucionit të BIK-ut për hapjen e kësaj xhamie, duke lutur Zotin që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë xhami.



Kjo xhami u ka shërbyer shqiptarëve për më shumë se 40 vite në një tjetër objekt që e ka drejtuar Abdurrahim ef. Kurtishi, ndërsa para dy vjetësh është blerë objekt i ri për xhami në Broshøj, tashmë është pronë e xhamisë. Objekti ka një hapësirë prej rreth 2000 m² dhe përfshin një bibliotekë, restorant, hapësira për falje dhe aktivitete për gra e burra, zyra dhe banesë për imamin, si dhe një kënd lojërash për fëmijë.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë