KBI Gjakovë organizoi "Takim vëllazëror me xhematin e vjetër të xhamive të Gjakovës"


Në ambientet e Medresesë së Vogël, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi sot një "Takim vëllazëror me xhematin e vjetër të xhamive të Gjakovës".
Ky takim pati për qëllim rinovimin e lidhjeve dhe rikthimin e kujtimeve të bukura nga xhamitë e vjetra që nga periudha para luftës, si dhe falënderimin e të gjithë atyre që u kujdesën për trashëgiminë tonë shpirtërore, edhe gjatë periudhës së masave të dhunshme.
Pjesëmarrësit kontribuan me prani dhe fjalë të ngrohta, duke ndarë kujtimet e shndërruan këtë ngjarje në një mundësi të shkëlqyer për forcimin e lidhjeve vëllazërore dhe rritjen e përkushtimit ndaj trashëgimisë sonë fetare.
Në këtë rast, u vlerësua lartë puna e jashtëzakonshme e Bashkësisë Islame të Kosovës në restaurimin e objekteve fetare në Gjakovë.













Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme