Divorci i parë në Islam - Habibe Binti Sehl r.a.

 


Habibe binti Sehl r.a. ishte një zonjë ashabe, emri i së cilës përmendet për ngjarjen e divorcit të parë në Islam nëpërmjet Muhalaas(Hul’it). Bashkëshortja e Sabit ibni Kajsit, r.a. Ajo ishte medinase,anëtare e fisit Beni Thalebe prej pasardhësve Nexhar.U martua me të birin e Kajs ibni Shemasit, Sabitin.Kjo martesë nuk zgjati shumë. 
Habibe r.a. ishte një zonjë e hijshme, elegante dhe e sjellshme. Me bashkëshortin nuk mundi të krijonte mirëkuptim. Nga ana tjetër, Sabit ibni Kajsi ishte një burrë shtatshkurtër dhe pak i vrazhdë e i ashpër. Një ditë në një gjendje të zemëruar, ai iu hakërrua bashkëshortes, arriti edhe masa dhune dhe kjo Habiben e kishte irituar shumë. Bile, rreth rrahjes së saj transmetohen rivajete. 
Habibeja r.a. ishte shqetësuar shumë nga sjelljet e pahijshme të bashkëshortit. Në asnjë mënyrë nuk mundi ta dashuronte me zemër. Prej tij ishte bërë e pakënaqur, dhe kjo ishte arsyeja pse ajo disa herë i qe ankuar të Dërguarit të Zotit (a.s) dhe i kishte thënë: ”O i Dërguar i Zotit, të jesh i bindur se, të mos e kisha frikën e Zotit, do ta pështyja në fytyrë. Kërkoj të ndahem prej tij”, duke shtuar se nuk mund të jetonte më tutje me bashkëshortin. Habibeja r.a. kishte kërkuar disa herë nga Resulullahu a.s. ndarjen nga bashkëshorti. Nëse shikohen rivajetet e saj, kemi të dhëna se, përveçqë e rrihte bashkëshorti i saj, po ashtu kemi të dhëna se ajo ishte ankuar edhe për një arsye tjetër. Në transmetimin e Buhariut thuhet: ”O i Dërguar i Zotit! Nuk kam ç’të them për fenë dhe natyrën e Sabit ibni Kajsit. Mirëpo e urrej kufrin e tij në Islam”.
Habibeja r.a. ishte një zonjë me vetëbesim, vendosmëri dhe e vullnetshme. Kur e kuptoi se martesa me Sabitin r.a. ishte e pamundur, në agun e hershëm të një mëngjesi qe mbështetur në derën e të Dërguarit të Zotit. Priti të dilte Dielli i dy botëve. Pas kësaj, në etapa të haditheve të ndershme tregohet kështu:”-Pasi transmetuese e kësaj është vetë Habibeja binti Sehl El-Ensarije, ajo ishte e fejuara e të birit të Kajs ibni Shemasit. 
Resulullahu a.s., kur doli të nisej për të falur namazin e sabahut, atë e gjeti në agun e mëngjesit para derës duke pritur, dhe i tha:”Kush je ti?” Ajo iu përgjigj e tha:”Jam vajza e Sehlit, Habibeja, o i Dërguar i Zotit”. I Dërguari asaj i tha:”Çka ke? “ e Habibeja (r.anha) në një gjendje pikëllimi, i qe përgjigjur: ”Është bërë e pamundur të qëndrojmë të martuar me Sabit ibni Kajsin”. Kur erdhi Sabit ibni Kajsi, i Dërguari i Zotit i tha: ”Shiko ç’flet (bashkëshortja jote) Habibeja”? Habibeja tha:”O i Dërguar i Zotit! Gjërat që m’i ka dhuruar për mehër, i kam pranë (nëse dëshiron ia kthej të gjitha)”.Pas kësaj Resulullahu a.s Sabit ibni Kajsin e urdhëroi e i tha: ”Gjërat që i ke dhuruar për mehër, merri prej saj”! Sabiti i mori gjërat. Habibeja, pas ndarjes nga burri, u kthye pranë familjes. (Ebu Davud,Talak,17-18/2227).
Në Drejtësinë islame përfundimi i këtillë i martesës, quhet muhalaa (hul)
Në një ajet k uranor, në lidhje me Hulin thuhet: “Lëshimi (pas të cili mund të bëhet rikthimi) mund të bëhet dy herë, e (pastaj ) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore), ose shkurorëzim me mirëkuptim. E juve (burrave) nuk ju lejohet t’u merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar (si nixhah), vetëm nëse që të dy frikësohen se nuk do të mund t’i ruajnë dispozitat e Allahut (në bashkëshortësi).E nëse keni frikë se ata të dy nuk do të mud t’i ruajnë dispozitat e Allahut, atëherë për atë, me çka ajo bën kompensim, për ata të dy nuk ka mëkate.
Kush i tejkalon dispozitat e Allahut, të tillët janë zullumqarët
Këto janë dispozita të Allahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e Allahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët”.(El- Bekare, 229). 
Në gjuhën arabe fjala “muhalaa”rrjedh prej rrënjëve ”hal’ dhe “hul”, që kanë këto kuptime “zdesh rrobën”, ”thyej e largoi një gjë, ndarje nga puna”. Në të drejtën islame shprehjet “muhalaa” dhe “huli” kanë kuptimin kur gruaja i paguan burrit një vlerë të martesës, për t’u ndarë prej tij. 
Kur Habibe binti Sehl r.a.ia sqaroi Resulullahut a.s. se nga ajo martesë dëshironte të shpëtonte, i Dërguari a.s. e pyeti:”A po i dhuron kopshtin (që ia kishte dhënë ai për mehër) Sabitit”? ’’Po” ia kishte kthyer ajo. Pas kësaj Dielli i dy botëve, Sabit ibni Kajsit i kishte thënë:”Pranoje kopshtin dhe divorcoje atë”.(Buhari,Talak,11) 
Martesa ecën krahas me dashurinë dhe respektin ,aq sa është një gjë materiale, është edhe shpirtërore –psikologjike, bashkimi me shokun e jetës. Dëshira e gruas për të shpëtuar nga ajo martesë dhe kthimi i mehrit nga ana e saj, tregon se ishte e pamundur që burri i saj ta vazhdonte atë martesë me shtrëngesë ose me dhunë. 
Në këtë mënyrë, nëpërmjet hul’it, u realizua divorci i parë në Islam. Habibe binti Sehl r.a., pasi i kaloi koha e idetit, u martua me Ubej ibni Ka’bin r.a. 
Ajo shpesh vizitonte shtëpinë e lumturisë dhe u shërbente nënave tona. I transmetonte fjalët që i dëgjonte nga i Dërguari. 
Për transmetimet e saj flitet në librat e haditheve. Një prej haditheve që kishte dëgjuar, derisa gjendej në shtëpinë e Resulullahut a.s, ishte ky:” Pejgamberi a.s. kishte urdhëruar: ” Nëse prindërve myslimanë u vdesin tre fëmijë që nuk kanë arritur pjekurinë, ata fëmijë, në Ditën e Kiametit, do të vijnë para derës së Xhennetit dhe do t’u thuhet: “Hyni në Xhennet”, e ata do të thonë:”Ne nuk hyjmë nëse nuk na hyjnë prindërit tanë”. Kjo do të përsëritet dy ose tri herë e pastaj do t’u thuhet:”Ju dhe prindërit, hyni së bashku në Xhennet”!
Hz.Ajshja r.a. i tha Habibes r.a.:”Ju e keni dëgjuar këtë nga i Dërguari”? Po”- iu përgjigj ajo. (Ibn Haxher,el- Isabe,Vll,576, no: 11026. Ibn.Sa’d,Tabakat,Vlll,445) 
Habibe binti Sehl r.a. qe shkaktare e një çështjeje shumë të rëndësishme, që na ka bërë të mundshme të arrijë në fenë islame, mirëpo për jetën e saj, për fat të keq, nuk kemi të dhëna se ku dhe kur kishte vdekur.Allahu qoftë i kënaqur me të! 



Mustafa Erish
Përktheu nga turqishtja: Esma Morina. 
Marrë nga revista”ALTINOLUK”Nr.256
Dituria Islame 233