U inaugurua programi për shpërndarjen e iftareve dhe hurmave i Mbretërisë së Arabisë Saudite

 


Sot, në ambientet e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë, me pjesëmarrjen e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, bashkëpunëtorëve të tij, profesorëve te Medresesë dhe të Fakultetit të Studimeve Islame, si dhe me pjesëmarrjen e atasheut të Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, z. Amer Alanazi dhe të konsulit të Arabisë Saudite, Sultan es Sehli, u inaugurua programi për shpërndarjen e iftareve dhe hurmave i Mbretërisë së Arabisë Saudite.


Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi Mbretërinë e Arabisë Saudite për ndihmat e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai tha se ne si institucion mbesim të përkushtuar që të vazhdojmë edhe më tej bashkëpunimin e mirë që kemi me Mbretërinë e Arabisë Saudite.


Nga ana e tij, atasheu Alanazi, tha se ndihemi shumë të lumtur që sot jemi në Kosovë për të filluar me vëllezërit tanë kosovarë programin për shpërndarjen e iftareve dhe të hurmave. “Shfrytëzoj rastin që t’u uroj gjithë besimtarëve myslimanë fillimin e muajit Ramazan, duke lutur Zotin që t’ua pranojë punët dhe veprat e mira që i bëjnë përgjatë këtij muaji” – tha ndër të tjera z. Alanazi.


Në fund të programit, për të pranishmit u shtrua edhe iftari i parë i këtij projekti.


Vlen të përmendet se ky projekt për shpërndarjen e iftareve dhe hurmave këtë vit po realizohet në më shumë se 102 shtete të botës.









Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë