Myftiu Tërnava priti në takim përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqesuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, më konkretisht z. Yılmaz Kılınç, drejtorin e Regjionit të Konyas dhe z. Haluk Yıldız, drejtorin e Regjionit të Bursës.


Gjatë takimit, Myftiu Tërnava ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë për projektet humanitare dhe fetare në Kosovë. Ai ka vlerësuar sidomos ndihmat e dhëna për komunitetin, si dhe organizimin e iftareve gjatë muajit të bekuar Ramazan.


Nga ana e tyre, përfaqësuesit turq kanë ritheksuar gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të mbështetur projektet që kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.







Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani