Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, dr. Valon ef. Myrta, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, me ç’rast ishin prezent edhe disa drejtorë dhe zyrtarë të kabinetit të tij komunal.
Kryetari Gjini falënderoi pjesëmarrësit në këtë iftar, duke iu uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar. Nga ana tjetër, kryetari i KBIGJ-së, dr. Valon ef. Myrta falënderoi të parin e Komunës për iftarin e shtruar si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional.
Krerët e dy institucioneve, së bashku, përçuan mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët që të kenë agjërim të pranuar nga Zoti, me lutjet që reflektimi në këtë muaj të na mësojë vlera të vyera si durimi, mirësia dhe bashkëpunimi!