Përfaqësuesit e BIK-ut vizituan Belgjikën

 


Më 21 mars 2025, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga kryeimami i Këshillit të BI-së së Klinës, Blerim ef. Musliu, vizituan Belgjikën, ku u pritën në iftarin e përbashkët të organizuar nga Federata Myslimane Shqiptare në Belgjikë, e udhhequr nga kryetari Tasin Ramadani, i shqëruar me disa imamë dhe shoqërues të tij. 
Namazin e teravisë Ekrem ef. Simnica, e fali në xhaminë “Besimi” në Bruksel, tek imami Nuhi ef. Shaqiri, ndërsa kryeimami Blerim ef. Musliu, e fali në xhaminë e “Xhumasë ” në Bruksel, tek imami Tasin ef. Ramadani. 
Përfaqësuesit e BIK-ut, mbajtën edhe nga një ligjëratë me këshilla dhe mësime rreth dhjetëshit të fundit të muajit Ramazan, para namzit të jacisë. 
Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica, në ligjëratën e tij, theks të veçantë i kushtoi punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai me këtë rast përcolli urimet dhe përgëzimet e Myftiut Tërnava për muajin Ramazan, duke lutur Allahun që të na i pranoj ibadetet dhe adhurimet që i kryejmë gjatë këtij muaji. 
Ai falënderoi të gjithë mërgimtarët tanë për kontributin e vazhdueshëm dhënë për vendlindjen në përgjithësi, e në veçanti për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shfaqi shpresën dhe bindjen e tij se kjo mërgatë do të vazhdojë kontributin e saj edhe përgjatë viteve të ardhshme, sa herë që të jetë nevoja. 
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, më 22 mars, për namaz të drekës, ekipi i Kryesisë vizitoi xhaminë “El Albani” në Bruksel, ku u pritëm nga imami Hysni ef. Berisha dhe xhemati i xhamisë. Aty u njohën me aktivitetet në këtë qendër, teksa përgëzuan për punën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim. 
Më pas, ekipi vazhdoi në qytetin Huy të shtunën për iftarin e përbashkët me xhematin e kësaj xhamie dhe imamin Irfan ef. Idrizi, ku u pritëm ngrohtësisht dhe në frymë vëllazërore. 
Para namazit të teravive, mbajtën ligjërata, ku drejtori i Diasporës dhe kryeimami përcollën përshëndetjet e Kryesisë dhe Myftiut. Gjithashtu, falënderuan xhematin për kontributin e tyre, duke i uruar për blerjen e një parcele për ndërtimin e xhamisë së re. 
Vizita do të vazhdojë në qytetin Namur, në qendrën “Haxhi Zeka”.












Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë