Myftiu Tërnava pa nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriun, kanë realizuar sot një vizitë në punishten e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër ecurinë e punimeve.


Myftiu Tërnava shprehu kënaqësinë për ritmin e punimeve dhe cilësinë e lartë që po respektohet në ndërtim, duke theksuar se ky objekt do të shërbejë si një qendër shpirtërore dhe bashkimi për të gjithë besimtarët.





 


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip