Reisi i BeH, dr. Husein ef. Kavazoviq, i shoqëruar nga Myftiu Tërnava, vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz

 


Reisi i Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, dr. Husein ef. Kavazoviq, i shoqëruar nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, vizitoi Kompleksin Memorial në Prekaz.


Ata, para varreve të familjes Jashari, kënduan nga një Fatiha dhe bënë lutje për shpirtrat e dëshmorëve.


Prekazi dhe heroizmi i familjes Jashari u vlerësua jashtëzakonisht shumë nga reisi Husein ef. Kavazoviq, duke e cilësuar kështu Prekazin si një vend të sakrificës dhe krenarisë.


Reisi i Bosnjës, dr. Husein ef. Kavazoviq, tha se populli i Kosovës dhe ai i Bosnjës ndajnë një histori të përbashkët dhimbjeje dhe sakrifice, por edhe një qëndresë të fortë për dinjitet, drejtësi dhe liri, andaj themi se Prekazi është një vend i heroizmit, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë ata që respektojnë sakrificën për të ardhmen.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë