Namazgjahu është ndërtim arkitektonik, i cili shërben  për të kryer disa obligime fetare islame. Në këtë kuptim namazgjahu është xhami, në të cilën kryhen faljet dhe ceremonitë e tjera gjatë ditëve të xhuma dhe  të festave islame.
Në aspektin arkitektonik namazgjahu është një ndërtim i hapur me skemë funksionale dhe formësim hapësinor unik, i dallueshëm nga të gjitha objektet e tjera të ndërtimeve islame. Namazgjahet, ashtu si edhe xhamitë në përgjithësi, në kohë dhe vende të ndryshme, formësoheshin në aspektin arkitektonik me koncepte të ndryshme, por duke iu përmbajtur të gjitha elementeve të cilat, në aspektin fetar islam dhe atë social të shoqërisë islame, ishin të nevojshme për të kry er denjësisht faljen dhe ceremonitë e tjera fetare islame. Fjala namazgjah rrjedh nga persishtja dhe ka këtë kuptim: namaz – falje ; gjah- vend, mejdan, hapësirë e hapur. Pra edhe nga etimologjia e fjalës nënkuptojmë se kemi të bëjmë me një objekt, në të cilin namazi kryhet në vend të hapur. Namazgjahet ndërtoheshin rëndom në periferi të qyteteve a fshatrave, nëpër udhëkryqe rrugësh të rëndësishme, nëpër vende të hapura, ku mund të faleshin nga disa fshatra, në vende ku nuk kishte xhami a nuk kishte afër, afër një vendfushimi të ushtrive islame etj.. Pra, namazgjahet janë ndërtuar si për nevoja të popullsisë, ashtu edhe për ato të ushtrisë. Kjo për faktin se objekti është i tillë që, në rrethana të caktuara, kryen me sukses funksionin e xhamisë. Gjithashtu, siç u cek edhe më lart, për shkak të llojit të objektit, po edhe për shkak të rrethanave në të cilat janë ndërtuar, në të nuk kryheshin të gjitha vaktet e namazeve, po vetëm disa prej tyre, bie fjala, kryheshin ceremonitë gjatë xhumasë, bajrameve, falja e namazit të xhenazes etj.. Në vendin e sheshtë, të hapur, ku ndërtohej namazgjahu, duhej të kishte edhe një çezmë për të marr abdes, ose edhe për t’u freskuar udhëtarët. Trualli rreth objektit rregullohej asodore që të ishte i përshtatshëm për falje atëherë kur në objekt nuk kishte vende për të gjithë. Objektet, si u përshkrua edhe më lart, ndërtoheshin si në vende urbane, ashtu edhe në ambiente fshatare e ne vende të hapura fushore. Objekti zakonisht përbëhet nga një bazament, i cili ngri hej nga niveli i tokës rreth 0.2 deri në 1m. Ky bazament ishte sipërfaqja ku kryhej namazi. Shtrirja horizontale e kësaj hapësire ishte vetëm një sipërfaqe me trajtim të njëjtë, por disa herë kjo hapësirë ishte e ndërtuar edhe nga një hapësirë tjetër, e cila shërbente që të kryheshin procedurat e faljes nga ana e myezinit, e që ishte derivat i mahvilit të myezinit nga xhamia. Në bazament arrihej zakonisht me 3 ose 4 shkallë, të cilat mund të futesh in brenda gabaritit të objektit ose ishin jashtë tij. Edhe namazgjahu drejtohej zakonisht nga Meka (Qabeja, ki blja). Në anën e perimetrit të objektit nga kiblja ngrihej muri në lartësi nga 1.6 m deri 2 m nga bazamenti, i cili shërbente për dy qëllime: e para për të mbrojtur namaz in, ngase lëvizjet nga ana e përparme e prishin atë, dhe e dyta për t’u formësuar nisha – mihrabi, i cili ishte shenjë drejtimi nga kiblja dhe njëkohësisht ishte vendi prej nga imami drejtonte namazin. Në anën e djathtë të mihrabit ishte mimberi, i cili rëndom ndërtohej nga 3 deri 7 sh kallë, të cilave u paraprinte porta, po në disa raste nuk kishte portë. Mihrabi përfundonte me elementin e bal dakinit. Nga mimberi mbaheshin ligjëratat, të cilat ishin obligim për të përfunduar me sukses festa islame apo xhumaja. Njëkohësisht mimberi, në aspektin arkitekton ik, ishte edhe minarja e namazgjahut.


Ndërtimi i tyre ishte i domosdoshëm


 Shikuar nga aspekti arkitektonik, edhe xhamia e parë e Muhamedit a. s. në Medinë, është e tipit të namazgjahut, pra është e hapur, me një përkufizim simbolik të sallës së faljes. Ajo ishte improvizim për nevoja të të Dërguarit a.s. për të bërë predikime dhe për të falur namazet. Ajo plotësoi me sukses nevojat e xhamisë, duke u bërë edhe si njëri nga vendet më të famshme të përhapjes së parimeve islame, ndonëse ishte një ndërtim tejet sim bolik. Pra, në Islam nuk është e rëndësishme arritja e madhështisë me ndërtim të strukturave të xhamive, por është e rëndësishme që në to të kryhen së bashku namazi dhe predikimi, në mënyrë që të besohet shpirtërisht në Allahun dhe t’i falemi Atij. Këto janë arsyet pse u ndërtuan namazgjahet në kushte dhe rrethana tejet të vështira, sepse medoemos duhej që besimtari musliman të vihej në falënderim për Krijuesin e tij, në kohë paqeje e lufte, vuajtjeje e begatie. Në këtë kuptim ndërtimi i këtyre objekteve, të quajtura namazgjahe, ishte më se i domosdoshëm. Ato, edhe pse të ndërtuara në numër të vogël, kanë rëndësi të madhe për kulturën materiale dhe për trashëgiminë e një vendi.


Agim Ali


 


Dituria Islame 281


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani