Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e Drejtorisë për Media, z. Abdullah Yatem Alanz

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e Drejtorisë për Media, njëherësh zëdhënësin e Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, z. Abdullah Yatem Alanzi. 
Gjatë këtij takimi u diskutua për organizimin e Garave Ndërkombëtare të Kuranit, të cilat do të mbahen në Republikën e Kosovës nga data 8 deri më 12 maj 2025. Në kuadër të bisedës u trajtua edhe realizimi i ekspozitës "Urat", që për qëllim ka shpalosjen e kulturës dhe traditës arabe në vendin tonë. 
Pjesë e diskutimit ishte edhe vizita e imamit të Qabesë në Kosovë, e cila vjen në kuadër të bashkëpunimit të mirë që ka institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministria e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite. 
Myftiu Tërnava shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite në përpjekjet për zhvillimin dhe avancimin e jetës fetare në Kosovë, duke vlerësuar lart gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në projekte me interes të përbashkët.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani