Kosova fiton vendin e parë në garën e ushqimeve tradicionale në Medinë

 


Në qytetin e Medinës së Pejgamberit a.s., nën organizimin e Universitetit Islamik të Medinës, u mbajt edicioni i 13-të me radhë i panairit të traditave të kombeve nga mbarë bota.
Në këtë panair morën pjesë edhe studentët nga Kosova, të cilët prezantuan me krenari traditat, zakonet dhe kulturën e vendit tonë. Ata u dalluan në mënyrë të veçantë në garën për ushqimet tradicionale, ku fituan vendin e parë, përkundër konkurrencës së shteteve nga Evropa, Amerika dhe pjesë të tjera të botës.
Pjatat tradicionale shqiptare kanë rrëmbyer vëmendjen e jurisë dhe pjesëmarrësve, duke treguar pasurinë kulturore dhe kulinare që vendi ynë ka për të ofruar. 
Studentët shprehën gëzimin e tyre për këtë arritje, duke theksuar se ndihen të lumtur që patën mundësinë ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë para qindra vizitorëve që ndoqën panairin.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani