Medreseja "Alauddin" organizon panairin shkencor

Me ide kreative, përpjekje të palodhshme, angazhim dhe punë të vazhdueshme, u realizua me sukses aktiviteti madhështor "Panairi Shkencor '25" në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë.
Panairin, përveç nxënësve dhe stafit të Medresesë nga Prishtina dhe Prizreni, e vizituan edhe grupe nxënësish dhe mësimdhënësish nga shkolla të mesme të larta të Prishtinës dhe më gjerë, si: ShML "Sami Frashëri", ShML "Gjin Gazuli", ShML "Xhevdet Doda", ShML "Ahmet Gashi", Maarifi, etj.
Vizitorë të veçantë ishin edhe zyrtarët e DKA-së së Prishtinës, të kryesuar nga drejtori, z. Samir Shahini.
Ky panair, i mbushur me aktivitete dhe eksperimente të ndryshme, u zhvillua sipas planifikimit më 23 prill 2025, në fushën e sportit të shkollës, ku u bë edhe hapja zyrtare e tij.
Pas leximit të disa ajeteve nga Kurani Famëlartë nga nxënësi Ensar Januzaj, të pranishmëve iu drejtua drejtori i shkollës, prof. Fadil ef. Hasani. Ai përshëndeti të pranishmit, falënderoi nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin dhe punën e tyre në këtë projekt, i cili për herë të parë organizohet në këtë format me forca vetanake nga Medreseja. Më pas, drejtori shpalli të hapur zyrtarisht Panairin Shkencor 2025.
Ceremonia u moderua nga nxënësi Enes Islami (kl. 12/2).
Panairi përfshinte larmi fushash shkencore dhe kreative, si: kimi, fizikë, biologji, teknologji, matematikë, gjeografi, si dhe aktivitete argëtuese në art dhe lojëra të ndryshme.
Në çdo tendë të këtyre fushave u ekspozuan eksperimente dhe punime të ndryshme dhe atraktive, duke shfaqur botën magjike të shkencës në formatin më të prekshëm për vizitorët.
Ky panair është dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të të gjithë kontribuuesve. Në përmbyllje të tij, si shenjë mirënjohjeje, drejtori i shkollës ndau mirënjohje për grupet, komisionet dhe profesorët që kontribuuan në organizimin e aktivitetit.
Mirënjohjet u pranuan në emër të grupeve nga:
Grupi i Gjeografisë: Rumejsa Merxha (12/4) dhe anëtarët
Grupi i Fizikës: Esma Metolli (12/4) dhe anëtarët
Grupi i Kimisë: Ensar Veseli (12/2) dhe anëtarët
Grupi i Matematikës: Shpëtim Smajli (12/1) dhe anëtarët
Grupi i Biologjisë: Ron Bajoku (12/2) dhe anëtarët
Grupi i Teknologjisë: Sara Kurtolli (12/4) dhe anëtarët
Grupi i IT-së, Shtypit dhe Dizajnit: Visar Rama (12/1), Sumeja Tahiri (12/3)
Grupi i Lojërave: Ammar Bejtullahu (10/1), Haxhere Idrizi (12/3)
Grupi i Artit: Xhezide Osmani (12/4) – përgjegjëse, dhe anëtarët e grupit
Mirënjohje të veçanta iu dhanë gjithashtu organizatorëve të panairit:
Kryetares së KNSH-së, Ruvejda Bejtullahu (12/4)
Nënkryetarit, Enes Islami (12/2)
Piktores së shkollës, Mirjeta Januzi (10/3)
Po ashtu, u ndanë mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit e lëndëve përkatëse për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Ky panair mbetet një pasqyrë e qartë e arritjeve, punës dhe përkushtimit të nxënësve, stafit të Medresesë dhe Drejtorisë së shkollës.
Urime të gjithë pjesëmarrësve për bashkëpunimin dhe suksesin e arritur!


Nga grupi për informim:
Sumeja Tahiri


 



 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani