Një njeri kaloi pranë një kampi elefantësh dhe vuri re se elefantët nuk mbaheshin në kafaze e as nuk mbaheshin me zinxhirë. Gjithçka që i pengonte ata të arratiseshin, ishte një copë e vogël litari e lidhur në njërën nga këmbët e tyre.
Me habi i vështroi dhe pyeti veten pse elefantët nuk e shfrytëzonin forcën e tyre për ta këputur litarin dhe për të ikur nga kampi. Ata lehtë mund ta kishin bërë këtë, por në vend të kësaj, ata nuk përpiqeshin fare. Kurioz dhe duke dashur të dinte përgjigjen, ai pyeti një trajner aty pranë pse elefantët po qëndronin aty dhe nuk përpiqen të ikin.
Trajneri u përgjigj; "Kur ishin të vegjël, ne përdornim litarin e së njëjtës madhësi, dhe në atë moshë mjaftonte t'i mbajmë. Ndërsa kur u rriten, ata dhe më tej besojnë se nuk mund ta këpusin litarin. Ata besojnë se litari ende mund t'i mbajë, kështu që kurrë nuk përpiqen të çlirohen."
Arsyeja e vetme që elefantët nuk po çliroheshin dhe nuk po iknin nga kampi ishte se me kalimin e kohës ata adoptuan besimin se thjesht nuk ishte e mundur.
Morali i tregimit :
Pavarësisht se sa shumë përpiqet bota t'ju mbajë prapa, vazhdoni gjithmonë me besimin se ajo që dëshironi të arrini është e mundur. Të besosh se mund të bëhesh i suksesshëm është hapi më i rëndësishëm për ta arritur atë.