Ata që dinë të ndërtojnë, nuk janë zakonisht ata që shkatërrojnë

 


Tregohet se sulltani Sulejman Kanuni kërkoi t’i sillnin një inxhinier dhe arkitekt të aftë dhe të besueshëm. Oborrtarët nuk gjetën askënd më të denjë sesa arkitektin e njohur, Mimar Sinanin.
Sulltani i besoi detyrën e shembjes së disa serajeve të vjetëruara dhe rindërtimin e tyre. Pasi Mimar Sinani e kreu këtë punë me përpikëri dhe përgjegjësi, sulltani e thirri dhe i tha:
- Kam vënë re që për shembjen e sarajeve përdore një grup punëtorësh dhe ustallarësh, ndërsa për rindërtimin e tyre përdore njerëz të tjerë. Përse e bëre këtë?
Arkitekt Sinani u përgjigj me urtësi:
- Lartmadhëri, ka njerëz për shkatërrim dhe njerëz për ndërtim. Ata që dinë të shembin e shkatërrojnë, zakonisht nuk dinë të ndërtojnë dhe të rimëkëmbin.


 


E huazuar


Artikulli i kaluar
Litari i elefantit

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani