“Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë. Kur vëllai i tyre, Luti u tha: “A nuk I frikësoheni (Allahut)? Unë jam i dërguari juaj, jam i besueshëm! Pra,kini frikë (dënimin) Allahun dhe më dëgjoni mua! Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve. (Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote. E i lini anash gratë tuaja, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi”! (Shuara, 160-166)
Publicisti musliman Muhamed Kutub thotë: “Natyrisht që e kam ndier se në Kuran ekzistojnë udhëzime të shumta edukuese, të cilat kanë ndikimin e vet në shpirt, dhe, kur i vështron ato, njeriu ndikohet prej tyre e pajiset me një sjellje e ndjenja të veçanta, të cilat e bëjnë të jetë më afër mirësisë dhe devocionit; gjithashtu ato njeriun e bëjnë më transparent dhe më human”. Allahu xh.sh. ka krijuar një grup ndjenjash te njerëzit, lloje të tyre, dhe këto kapacitete a energji i nënshtrohen ndaj egos, sepse Allahu xh.sh. e ka krijuar njeriun për një qëllim: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër përveçqë të më adhurojnë”. (Edh-Dharijat, 56).
Për këtë arsye këto energji duhet të orientohen patjetër nga harmonizimi i plotë meqëllimin e krijimit. Në këtë pikëpamje Edukata Islame ndërlidhet me mënyrën a formën integrale të këtyre udhëzimeve, të cilat ia trasojnë rrugën njeriut. Ato mund të përmblidhen në:
1. Iman (Besim), apo në atë që, nga aspekti edukativ, mund ta quajmë të lidhurit përmes vetëkontrollit, i ciliburon nga këndi i besimit që e lidh Tokën me qiellin, dhe të vepruarit e njeriut në bazë të filozofisë së shpagimit“shpërblimit e ndëshkimit”, gjë që nuk ka mundësi të arrihet përmes ligjeve pozitive për shkak të ndërlidhjes së tyre me kontrollin e jashtëm dhe disponimit të argumenteve provuese.
2. Lidhjen ndërmjet edukatës dhe parimit të mëkëmbësish në Tokë: “Atyre nga mesi juaj, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë”. (Nur, 55). Kjo lidhje përbën thelbin e perspektivës civilizuese të konceptit islam.
3. Stabilitetin dhe integrimin mes pikëpamjeve a aspekteve logjike, materialiste, psikologjike dhe shpirtërore: “Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bëj mirë ashtu siç të ka bërë Allahu ty, e mos bëj të këqija në Tokë, se Allahu nuk i do çrregulluesit”. (El Kasas, 77).
Në këtë mënyrë Edukata Islame është “udhëzuese e energjive krijuese të njeriut në realizimin e nënshtrimit (adhurimit) vetëm ndaj Zotit Fuqiplotë, dhe mënjanimin e nënshtrimit ndaj elementeve materialiste, të cilat në filozofinë islame konsiderohen si mjet e jo qëllim”. Nga ky aspekt, nga kjo pikëpamje, hoxhë Muhamed El Gazaliu thotë: “Nuk është përmbajtja e fesë vetëm nga dispozita të thata dhe urdhëresa të vdekura, ajo realisht është si një zemër që lëviz nga malli dhe dëshira e madhe,
duke e udhëzuar dhe ngutur pronarin e saj që t’i nënshtrohet Zotit duke thënë: “e unë u nguta tek Ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur ndaj meje”! (Taha, 84).
Kuptimi i zhvillimit në dimensionin e tij qytetërues
Është gabim nëse zhvillimin e konsiderojmë thjesht si një veprim a proces ekonomik, dhe e kufizojmë vetëm në pozitat e punës, duke anashkaluar a mënjanuar treguesit e përparimit-progresit dhe prapambetjes, të cilët janë të lidhur me parimet që udhëheqin apo orientojnë shtegun kulturor, social dhe politik. Në lidhje me këtë pikëpamje, Prof. Adil Husein, në artikullin e botuar me titullin “Trashëgimia dhe e ardhmja e zhvillimit” thotë: “Nuk ka nevojë për sqarim kur bisedojmë rreth zhvillimeve të ardhshme përgjatë dy dekadave të plota - se për qëllim kemi bisedën rreth një zhvillimi të përbërë, i cili përfshin tërë shoqërinë dhe prek të gjithë komponentët e tij –politike, kulturore, sociale dhe komponentin ekonomik- me një formë e cila duhet të jetë e plotë dhe me një koordinim... Gjatë viteve të fundit po vërehet tek ata të cilët janë duke folur për një zhvillim arab, se të gjithë ata që po flasin rreth kësaj teme, janë duke e përfshirë atë më gjerësisht sesa të qenët thjesht një veprim ekonomik, dhe për këtë arsye ndjekin me kujdes dhe vëmendje treguesit e përparimit-progresit në sektorët e ndryshëm e jo vetëm në sektorin e ekonomisë”.
Duke u nisur nga kjo, mund të themi se rëndësia e Edukatës Islame nuk mund të shkëputet a të ndahet nga perspektiva e plotë e zhvillimit, në mënyrë që të mos kufizohet vetëm në riprodhimin e kuadrove a të profesorëve të lëndës në atë masë, sa t’i udhëzojnë dhet’i edukojnë të gjitha kapacitetet vepruese në fushën e zhvillimit, pa marrë parasysh nëse ata janë inxhinierë, gazetarë, bujq, astronautë, marinarë apo diçka tjetër. Ajo është një komponent dhe nuk ndahet në çfarëdo rrethane, e ndoshta ata që mendojnë se lënda e Edukatës Islame nuk ndërlidhet me strategjinë e zhvillimit, kanë mungesë në të kuptuarit e plotë të saj.
Roli i besimit në orientimin e lëvizjes për zhvillim
Morali ekonomik në Perëndim është përqendruar mbi parime a baza logjike, oportuniste të pastra, kështu që sinqeriteti në punë, përmbushja e premtimit dhe mos mashtrimi ishin prej parimeve të sjelljes së mirë. Administrata merr parasysh a në konsideratë mos humbjen (ruajtjen) e klientëve. Në librin Pasuria e Kombeve autori Will Smith thotë: “Ne nuk e konsiderojmë fuqinë tonë si dhuratë a mirësi nga Kasapi ose Furrtari, jo sepse punët e tyre apo veprimtaritë e tyre janë në dobi të tyre, ne nuk i drejtohemi humanizmit të tyre po egoizmit të tyre, nuk flasim me ta për nevojat tona, po për interesat e tyre”. Kjo analizë tregon lidhjen e pastër me interesat imediatë,këto mjete ndryshojnë me ndryshimin e përqindjes së realizimit të këtyre interesave materialë në varësi prej rrethanave. Ndoshta kjo është ajo që e sqaron despotizmin e interesave qendrorë-esencialë të Perëndimit, ku sjelljet a veprimet ndërlidhen me një filozofi edukative, e cila bazohet në orientimin individual. Kjo dallohet a shfaqet shumë qartë kur çështja ndërlidhet me të drejtat e njeriut ose me dialogun ndërmjet qytetërimeve dhe vizionin gjeopolitik ndaj botës në të ardhmen, saqë rrallëherë ose asnjëherë nuk ndodh që të jenë të pranishme vlerat a parimet qytetëruese të të gjithë popujve në çfarëdo projekti ndryshues, dhe nuk unifikohen përmbajtjet terminologjike të gjërave konstante të qytetërimit “të drejtat e njeriut, drejtësia sociale, paqja, dialogu” përveçse nëse janë në përputhje me sistemin a modelin e interesave perëndimorë, edhe nëse një gjë e
tillë bëhet në kurriz të konceptit qytetërues të njerëzimit.E kjo nuk mund të ndahet nga filozofia edukative, të cilën e përmendëm më herët.
Për këtë arsye, sa herë që rrezikohen interesat e projektit qytetërues perëndimor, ai zbret ose kalon nga pozita e dialoguesit me arsye, në pozitën e sinjalizuesit me shkop. Nëse e kthejmë memorien tonë në të kaluarën dhe në atë çfarë kemi përcaktuar se filozofia e Edukimit Islam është ndërtuar mbi lidhjen, korrelacionin e pikëpamjes së besimit-bindjes, që krijon mbikëqyrjen personale a vetëkontrollin, mbi parimin e mëkëmbësisë, i cili merrnë konsideratë filozofinë e kompensimit(shpërblimitdhe ndëshkimit) si rregullator esencial, dhe mbi parimin e ekuilibrit-baraspeshës në harmoni me përbërjet e njeriut, do ta kemi të qartë se etika e zhvillimit në projektin islam është e lidhur me diçka që është më larg sesa realizimi i interesit personal, individual, sepse besimi, ndjenja e kontrollit (nga Zoti) dhe parimi i devocionit, - janë busulla orientuese për çfarëdo veprimi ekonomik, social a politik, dhe kështu përfitimi dhe dëmi maten me masën apo shkallën e respektimit të Urdhrave të Zotit dhe realizimit të të drejtave të njerëzve –siç ështëe përcaktuar në shkencën e Usulit- ndërsa kundërthënia në mes tyre është e përqendruar mbi parimin e eliminimit të të këqijave dhe vjeljes së të mirave të përgjithshme. Në këtë mënyrë besimi është një element lëvizës, jo thjesht një besim i ngurtë, i cili nuk tejkalon kufijtë e bindjeve të brendshme personale pa ndonjë ndikim në sjelljet dhe veprimet e jashtme. Për këtë Pejgamberi a.s. ka thënë: “Imani-Besimi është ai që ngulitet (thellë) në zemër dhe vërtetohet me vepra”.Nëse lexojmë në Kuran disa shembuj, vërejmë se si besimi, si filozofi edukative e përsosur, ka ndikuar në përmirësimin dhe rregullimin e gjendjes ekonomike, sociale dhe politike të asaj shoqërie.
I Dërguari i Zotit Shuajbi a.s. dhe eliminimi (çrrënjosja) i korrupsionit ekonomik
Allahu xh.sh. thotë: “Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin, që u tha: “O populli im, adhurojeni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij” (Hud, 84), ku fillimisht u përqendrua në çështjen e ngulitjes së besimit në zemra, sepse ajo është çështja esenciale në arritjen e reformimit, rregullimit dhe ndërtimit. E më pastaj ka thënë: “Mos matni as mos peshoni mangu, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t’ju përfshijë një ditë! O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos i dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë! Ajo pjesë që ju lejoi Allahu, është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jam roje juaj”! (Hud, 84-86).
Mirëpo çrregullimi i balancave te disa popuj, ose i asaj që në aktualitetin tonë mund ta emërtojmë “Të menduarit laik” ose “Ndarja e fesë nga shteti”, është rrënjosur thellë në mendje dhe kurrsesi ta lejojnë këtë lidhje në mes botëkuptimeve të besimit dhe veprimeve ekonomike: “Ata thanë: “O Shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që e adhuruan prindërit tanë, ose (po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur”. (Kjo ishte tallje e tyre). (Hud, 87).
Mirëpo Shuajbi a.s. e orientoi interesimin e tyre nga aspekti i besimit, për të garantuar vazhdimësinë e idesë dhe jo një numër të madh të pasuesve. Sepse, në perspektivën e Edukatës Islame, rëndësi ka cilësia e jo sa sia. Dhe gjithherë rëndësi ka ngulitja e koncepteve dhe jo numri i madh i pasuesve: “Ai tha: “O populli im, a është më i çmuar tek ju farefisi im se All-llahu, që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të gjitha ato që veproni”. (Hud, 92).
Luti a.s. dhe eliminimi (reformimi) i korrupsionit social Allahu xh.sh. thotë: “Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë. Kur vëllai i tyre, Luti u tha: “A nuk I frikësoheni (Allahut)? Unë jam i dërguari juaj, jam i besueshëm! Pra, kini frikë (dënimin) Allahun dhe më dëgjoni mua! Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve. (Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote. E i lini anash gratë tuaja, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi”! (Shuara, 160-166).
Ajo që vërehet, është se korrupsioni social si sjellje praktike, nuk mund të eliminohet pa zgjedhur një filozofi edukative, e cila fillon nga këndi a aspekti i besimit: “A nuk i frikësoheni (Allahut)?”, “pra kini frikë Allahun dhe më dëgjoni mua”, “se shpërblimi im është vetëm prej Allahut”.
Ibn Kethiri thotë: “Luti a.s. i ftoi ata për adhurimin e Zotit Një të Vetëm të pashoq, dhe i ndaloi ata nga çështjet e ndaluara, amorale, të fëlliqura dhe veprimet e ndyta, mirëpo ata vazhduan në humbjen e tiraninë e tyre, dhe si rezultat i këtyre veprimeve Allahu xh.sh. i ndëshkoi ata me një ndëshkim, i cili nuk mund të ndalet dhe të cilin nuk e kishin imagjinuar dhe kështu i bëri ata shembull (yrnek) për gjithë botën”. Prandaj, ajo që vërehet në ditët e sotme, është se vlerat edukative liberale nuk lejojnë vendosjen e kufijve a kufizimin e lirisë së të vepruarit deri në një masë, e cila ka ndikuar edhe në shkatërrimin e marrëdhënieve shoqërore- sociale, dhe nuk ka mundësi që, në çfarëdo rrethane, të ekzistojnë fushata vetëdijesuese rreth rreziqeve dhe sëmundjeve ngjitëse, apo institucione për mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve, apo protesta kundër dhunës e grabitjes, të cilat shpëtojnë nga mprehtësia e këtij shkatërrimi, për sa kohë që filozofia edukative qëndron, apo është e ngritur, mbi parimin “lëre të veprojë ç’të dojë, lëre të kalojë si të dojë”. Këto defekte sociale ekzistuese janë bërë pengesë reale përpara zhvillimit në planin afatgjatë; mjafton që të kërkosh një prononcim prej buxheteve të përcaktuara për institucionet e rehabilitimit, të institucioneve për luftimin e narkotikëve apo klinikave psikiatrike, që të gjendesh para miliona dollarëve, për të cilat kanë nevojë institucionet e zhvillimit, të cilat si qëllim kanë ndërtimin.
Musa a.s. dhe eliminimi (reformimi) i korrupsionit politik
Nga perspektiva islame nuk mund të ndahet reforma politike dhe zhvillimi në këtë fushë nga perceptimi i besimit, ajo që e materializon këtë vizion nga niveli i tregimeve kuranore, është ajeti në të cilin Allahu xh.sh. përshkruan korrupsionin politik ekzistues, duke thënë: “Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e ka grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemtë e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve” (Kasas, 4) dhe, që të ndodhë reforma në këtë situatë, patjetër duhet të ngulitet fillimisht koncepti i besimit. Allahu xh.sh. na tregon më tej për Faraonin: “Ai (faraoni) tha: “E kush është Zoti i jush të dyve, o Musa? (Musai) Tha: “Zoti ynë është Ai Që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë” (Taha, 49-50), ndërsa në një ajet tjetër thotë: “(Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)? Ai i tha: “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse bindeni! Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: “A nuk e dëgjoni?! Ai (Musai) tha: “Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë! (Faraoni) Tha: “Vërtet, i dërguari juaj që ju është dërguar juve, është me siguri i çmendur! (Musai) Tha: “Zot i lindjes e i perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni”! (Shuara, 23-28).
Prandaj, siç dihet, kur ndodhi korrigjimi i konceptit i të kuptuarit të besimit te Benu-Israilët, atëherë ishte e mjaftueshme që të hidhej me ta në det, dhe që të polemizonte me ta kundër magjistarëve të faraonit, dhe që ta pranonin konceptin e idesë siç është më së miri, derisa iu drejtuan faraonit me këto fjalë: “Ata thanë: “Pasha Atë Që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote! Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, për të cilën na detyrove ti. Allahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)”! (Taha, 72-73).
Këtë ia thanë pasi ai (faraoni) u kishte thënë atyre: “unë do t’jua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’ju var në trungjet e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm”? (Taha, 71).
Në këtë mënyrë gjendja politike ekzistuese në atë kohë u bë e papranueshme pas shfaqjes apo dukjes së rrugës së shëndoshë të besimit, dhe kështu Edukata Islame gjithmonë i jepte rëndësi ose përqendronte konceptet e veta në besimin e Zotit Një, duke i edukuar njerëzit se gjykimi absolut I takon vetëm Allahut xh.sh., dhe se ai që është ngarkuar me ndonjë postë, në përputhje me parimet e konsultimit dhe pranimit nga ana e masës, ai nuk është tjetër përveçse të jetë mbrojtës i ligjit dhe vëzhgues i aplikimit dhe respektimit të tij. E tërë kjo mund të jetë një mundësi për eliminimin dhe shkuljen e rrënjëve të diktaturës dhe shfrytëzimit të njerëzve.
Prof.dr. Halid Es-Samedij
Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Vedat Shabani