Në muajin Ramazan ndodhi takimi i parë i melekut Xhibril me Muhamedin (savs), i cili atëherë kishte 40 vjet. Për këtë takim Abdullah ibn Abbasi (r.a.), thotë: "Muhamedi (savs), është dërguar si pejgamber në moshën 40-vjeçare. Në Mekë shpallja i erdhi 13 vjet, pastaj u urdhërua për hixhret dhe ai bëri hixhret në Medinë, në të cilën qëndroi 10 vjet, kurse në botën tjetër kaloi kur i kishte 63 vjet.” (Buhariu)
Në këtë hadith janë përmendur saktësisht periudhat e jetës pe jgamberike të Muhamedit (savs).
Pra, 40 vjet kanë kaluar nga jeta e tij para se ta pranonte Shpalljen e parë, pastaj, si pejgamber në Mekë i kaloi 13 vjet, kurse në Medinë 10 vjet, para se të ndërronte jetë. Mund të konkludohet se periudha mekase ka zgjatur saktësisht 13 vjet, siç ka thënë Ibn Abbasi, sikur që edhe periudha medinase ka zgjatur saktësisht 10 vjet.
Disa të tjerë, mendojnë se këto periudha nuk janë të caktuara saktë sisht, por janë të përafërta, sepse meleku Xhibril, për herë të parë i erdhi Muhamedit (savs) në ra mazan, dhe ne e dimë se Pejgamberi (savs), (sipas mendimit dominues) ka lindur në muajin rebiul-evvel, që do të thotë, se Muhamedi (savs), në muajin ramazan, kur u takua me melekun Xhibril, kishte 40 vjet dhe 6 muaj, dhe atëherë, në këtë mënyrë periudha mekase ka zgjatur 13 vjet e 6 muaj, sepse Pejgamberi (savs), bëri hixhret në Medinë në muajin e rebiul-evvel, vitin e 14 të misionit pejgamberik. Periudha medinase, edhe me këtë variant mbetet e pan dryshuar, që është plot 10 vjet, sepse Pejgamberi (savs), në botën tjetër ka kaluar, gjithashtu, në muajin rebi ul-evvel, të vitit 11 të hixhretit.
Megjithatë, e vërteta është se Ab dullah ibn Abbasi ishte absolutisht preciz dhe i saktë në llogaritjen e tij, sepse ai edhe periudhën e ëndrrave të vërteta të Pejgamberit (savs), i ka llogaritur si pjesë të Shpalljes, dhe kjo konfirmohet edhe me hadith in e Aishes (r.a.), e cila ka thënë: “Gjëja e parë që Pejgamberi (savs) pranoi nga Shpallja ishin ëndrrat e vërteta në gjumë.” (Buhariu). Dhe ajo periudhë ka filluar 6 muaj para ramazanit, përkatësisht, në muajin rebiul-evvel, që do të thotë, se Pe jgamberi (savs), ka filluarta prano jë Shpalljen saktësisht kur ishte 40 vjeç. Kjo konfirmohet edhe nga transmetimi i Enes ibn Malikut (r.a.), i cili ka thënë: “Muhamedi (savs), u dërgua si pejgamber kur i kishte mbushur 40 vjet (ala re’si erbeine seneten).”(Buhariu) Kjo frazë: “ala re’si erbeine seneten", shpjegon se misioni i Muhamedit (savs), ka filluar saktësisht në mo mentin kur ai i mbushi 40 vjet, përkatësisht, në fillim të vitit 41.
Në bazë të kësaj, lehtë mund të konkludohet se periudha me kase ka zgjatur saktësisht 13 vjet, siç ka thënë Ibn Abbasi, sikur që edhe periudha medinase ka zgjatur saktësisht 10 vjet.
Rëndësia e moshës 40-vjeçare
Nga transmetimet e mëparshme, kuptohet rëndësia dhe vlera e veçantë e moshës 40 vjeçare në jetën e njeriut. Këtë e konfirmon edhe fakti se kjo moshë është përmendur në Kuran, si në aje tin:“... E kur të arrijë në moshën e pjekurisë dhe t’i mbushë 40 vjet, ai thotë: “O Zoti im, më nxit që të falënderohem me dhuntinë Tënde me të cilën më ke dhuruar mua dhe prindërit e mi, dhe, që të bëj vepra të mira, me të cilët Ti do të jesh i kënaqur, dhe bëni të mirë pasardhësit e mi; unë me të vërtetë, pendohem (kthehem) te Ti dhe unë jam mysliman.”(el-Ahkaf, 15)
Pra, kjo është koha e pjekurisë intelektuale, morale dhe ideore, kjo është koha në të cilën njeriu është në gjendje t’i kuptojë gjërat në mënyrë të drejtë.
Është interesante se Pejgamberi (savs), deri në këtë moment - edhe pse shquhej me reputacion, me moral të shkëlqyer dhe me urtësi nuk kishte rol udhëheqës në Mekë. Fjalën kryesore në Mekë e kishin njerëz të tjerë nga fise të ndryshme, në mesin e të cilëve nuk ishte Mu hamedi (savs). Për më tepër, për faqësuesi kryesor në strukturat udhëheqëse të Mekës nga Benu Hashimi, nuk ishte Muhamedi (savs), por xhaxhai i tij Ebu Talibi.
Mirëpo, ne këtu duam ta tërheqim vëmendjen në faktin se Muhamedi (savs), pas moshës 40- vjeçare, nuk u bë vetëm udhëheqës i Mekës, apo udhëheqës i arabëve, por me pejgamberinë në vitin e 40, filloi udhëheqja e tij për të gjithë botën. Ky është një sugjerim për të gjithë myslimanët të cilët e kanë lexuar siren (jetëshkrimin) e Muhamedit (savs), që mos të mendojnë se, nëse i kanë kaluar të 40-at koha e tyre ka kaluar. Përkundrazi, ndoshta para tyre ka mbetur aq shumë jetë, saqë mund ta ndryshojnë krejt pamjen e botës për të mirë.
Prandaj, çdokush që ka arritur këtë moshë, duhet të ndalohet me vetveten dhe të shikojë se çka ka bërë në periudhën prej 40 vjetësh që ka lënë pas tij, si dhe çka do të bëjë, dhe çka mund të bëjë në peri udhën që është para tij. Sepse peri udha e jetës së tij që i ka mbetur, mund të jetë më shumë e mbushur me vepra të mira dhe të dobishme për mbarë shoqërinë, në krahasim me periudhën që ka kaluar. Kjo për faktin, se njeriu në moshën 40-vjeçare është i pjekur në aspek tin intelektual, dhe në vete mbart një përvojë të madhe jetësore, botëkuptimi dhe mendimet e tij janë shumë më të thella, dhe për këtë arsye ai mund të lërë gjurmëtë mëdha në jetën pas të dyzetave.
Është gjithashtu e rëndësishme të mendohet për periudhën që i ka paraprirë misionit pejgamberik të Muhamedit (savs), që është plot 40 vjet, në raport me periudhën e mi sionit që zgjati 23 vjet. Kjo na tre gon për rëndësinë e përgatitjes dhe këmbënguljes në edukim. Ishte e mundur që Muhamedi (savs), të përgatitej për këtë mision gjatë një viti, ose madje gjatë një dite, por Allahu i Plotfuqishëm, në këtë mënyrë na mëson se si funksiono jnë ligjet që Allahu i ka vendosur në kozmos, dhe si përgatiten thir rësit për një detyrë kaq të madhe dhe serioze. Prandaj, ajo periud hë prej 40 vjetëve ishte shumë e rëndësishme në jetën pejgamberike të Muhamedit (savs).
Dr. Ragib el-Serxhani
Përkthim: Miftar Ajdini
Dituria Islame 340