Mençuria e bariut të thjeshtë

 


Tregohet se një jomusliman, i njohur për debatet e tij provokuese, kishte vendosur të vizitonte një fshat të banuar nga muslimanë, me qëllimin e vetëm: të sfidonte dijetarët e tyre dhe t'i ngatërronte me pyetje e dilema të stisura.
Por, përpara se të mbërrinte në fshat, ai kaloi pranë një bariu të thjeshtë. Duke e parë të vetmuar dhe me pamje të përulur, mendoi me vete:
"Le të filloj me këtë bari të paditur!" mendoi me ironi i huaji. "Nëse arrij të ngatërroj këtë, më pas do t'u hyjë dijetarëve."
U afrua dhe, duke u prezantuar si musliman, dhe nisi të flasë me një ton bindës:
- Ne si muslimanë e kemi shumë të vështirë të mësojmë përmendësh Kur'anin! Janë 30 xhyze! E ke parasysh sa i gjatë është? Për më tepër, ka shumë ajete që përsëriten! Pse mos t'i fshijmë këto pjesë të përsëritura? Nëse i heqim, Kur'ani bëhet më i shkurtër dhe më i lehtë për t'u mësuar përmendësh!
Bariu e dëgjoi me vëmendje, pa ndërhyrë. I huaji, duke qeshur nën buzë, mendoi se e kishte mashtruar tashmë.
- Fjalët e tua tingëllojnë interesante... - tha bariu me qetësi.
Jomuslimani u entuziazmua, i sigurt se kishte fituar epërsinë.
Por, bariu shtoi me një ton të mençur:
- Kam një pyetje për ty. A nuk ke në trupin tënd gjymtyrë të përsëritura? Dy duar, dy këmbë, dy sy, dy veshë... Pse nuk i heq ato që përsëriten? Do të lehtësohesh nga pesha, do të hash më pak dhe do të jesh më i thjeshtë... Apo jo?
Jomuslimani u shtang. Sytë iu zgurdulluan nga hutia dhe goja iu mbyll pa e kuptuar. I turpëruar, u ngrit menjëherë dhe u largua duke thënë me zë të lartë:
- Ma mbylli gojën bariu i tyre!
Me fytyrë të nxirë nga turpi u largua dhe nuk u kthye më as për të parë pas.


Mos mendo se dije është të kesh shumë fjalë, kujto se mençuria shpesh qëndron në heshtjen dhe zemrën e pastër të njerëzve të thjeshtë. Mos e nënvlerëso askënd, se ndoshta ai që duket i zakonshëm, mban në vete një dritë që s'të verbohet dot me fjalë, por ndriçon me urtësi.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë