A je i verbër, o ulema i nderuar?


Diku ka fundi i shekullit të dytë sipas Hixhretit, besimtarët u mahnitën nga numri i madh i xhematlinjëve të pranishëm në xhami.
Në mesin e tyre ishte edhe Imam Ahmed ibn Hanbeli, kështu që e pyetën: - - Si mendon, sa jemi?
- Ndoshta asnjë, - u përgjigj Imam Hanbeli.
Të pranishmit u shtangën nga kjo përgjigje. Njëri prej tyre, me ton të ashpër e qortues, e pyeti:
- A je i verbër, o ulema i nderuar?
Imam Ahmed b. Hanbeli u përgjigj:
- I verbër është ai që kthehet kah Kibla dhe i kthen shpinën jetimëve dhe të varfërve!
- I verbër është ai që bën sexhde Allahut, por është mendjemadh para krijesave të Tij! Para njerëzve!
- I verbër është ai që qëndron në radhët e para në namaz, por nuk gjendet në radhën që ushqen të uriturit!
- I verbër është ai që jep sadaka vetëm një ditë, ndërkohë që ka mundësi ta japë çdo ditë!·
- I verbër është ai që rrotullohet rreth Qabesë (tavaf), por harron "tavafët" e tjerë, t'i vizitojë të varfrit që vdesin çdo ditë nga uria!
- I verbër është ai që fal dhe agjëron, por mashtron në peshore!
- I verbër është ai që fal dhe agjëron, por ka duart e njoma nga gjaku i vëllait të pafajshëm!
- I verbër është ai që fal, por namazi nuk e mëson moralin!
Le të pyesim secili veten në çfarë jemi të verbër dhe të përpiqemi të shërohemi që të shohim!


O Allah i Gjithëpushtetshëm, fuqizo ndjesinë tonë të shikimit që të shohim atë për të cilën na ke urdhëruar të shohim!
O Allah i Gjithëdijshëm, na mëso ta përdorim ndjesinë e shikimit për atë që është e drejtë!
O Allah i Mëshirshëm, bëje të na pëlqejë të shohim të lejuarën (hallall), dhe bëje ta urrejmë të ndaluarën (haram)! Amin!


Përktheu dhe përshtati: Esat Rexha