Myftiu Tërnava vizitoi instalacionin me kristale në Shtëpinë e Gazetarëve

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar instalacionin me kristale në Shtëpinë e Gazetarëve, i cili po mbahet me rastin e 100-vjetorit të minierave të Kosovës.


Në këtë instalacion janë të ekspozuara mbi 500 kristale të nxjerra nga thellësia e nëntokës, të cilat dëshmojnë për pasurinë e madhe që Zoti ia ka dhuruar këtij vendi. Ky instalacion është një homazh për mijëra minatorë të Trepçës dhe minierave të tjera, të cilët me mund, djersë dhe sakrificë mbajtën gjallë ekonominë, dinjitetin dhe shpresën e Kosovës.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip