Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të Fondacionit të Dijanetit, z. Izani Turan

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm të Fondacionit të Dijanetit, z. Izani Turan, i cili shoqërohej edhe nga anëtari i Bordit Drejtues të Fondacionit, doc. dr. Fatih Kurt.
Myftiu Tërnava e falënderoi z. Turan dhe Fondacionin e Dijanetit për ndihmat e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që kanë zhvilluar me Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai veçoi bashkëpunimin e theksuar me Shoqatën Humanitare "Bereqeti", përmes së cilës janë realizuar projekte të shumta me rëndësi për qytetarët dhe besimtarët tanë.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondacionit të Dijanetit shprehën mirënjohjen për pritjen dhe vlerësuan angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë në përgjithësi.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë