Myftiu Tërnava priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Fondacionit Maarif

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm të Fondacionit Maarif, z. Mehmet Nedim Aslan, me të cilin biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.


Myftiu Tërnava vlerësoi lart kontributin e Fondacionit Maarif dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të ndërsjellë për zhvillimin e arsimit. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të mbështetur çdo iniciativë të ardhshme që synon forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive më të mira arsimore për të rinjtë.


Nga ana e tij, drejtori i Fondacionit Maarif, z. Aslan, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet dy institucioneve.


Në përfundim të takimit, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Fondacionit Maarif, e cila do t'u ofrojë të rinjve mundësi të reja dhe cilësore në arsimim.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë