Kryeimami Sahiti merr pjesë në hapjen solemne të xhamisë së Sallahanes në Ferizaj

 


Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt, organizoi dje hapjen solemne të xhamisë së Sallahanes, e cila për një kohë qe në renovim të plotë.
Përveç besimtarëve të shumtë, i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Sevdair ef. Haxhiu, kryeimami i Këshillit të Ferizajt, Ibrahim ef. Beqiri, si dhe hoxhallarë të tjerë.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryeimami Sahiti, vlerësoi rolin dhe përkushtimin e të gjithë atyre që kanë kontribuuar për renovimin e kësaj xhamie, duke lutur Zotin e Madhëruar që t'i shpërblejë me të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër.
Imami i xhamisë, Rrahim ef. Hetemi, para të pranishmëve foli rreth ecurisë së projektit të renovimit të xhamisë, për çka falënderoi të gjithë ata që në çfarëdo forme kanë kontribuuar në këtë.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë