Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryetarit, Dr. Valon Myrta.
Në fillim të mbledhjes u lexua dhe u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar. Më pas u shqyrtua projekt-buxheti për vitin 2026, ku u theksua rëndësia e planifikimit të kujdesshëm financiar për realizimin e objektivave të institucionit gjatë vitit të ardhshëm.
Gjatë mbledhjes, u diskutuan gjithashtu edhe çështje të tjera me rëndësi që lidhen me funksionimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të institucionit.
Anëtarët paraqitën ide të reja dhe propozime konkrete për përmirësimin e punës, ndërsa u morën vendime përkatëse në përputhje me kompetencat statutare të Këshillit.
Në përmbyllje të mbledhjes, kryetari falënderoi anëtarët për bashkëpunimin, angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në zhvillimin e punës së institucionit.


