Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Kryesia në këtë mbledhje shqyrtoi projektbuxhetin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për vitin 2026, si dhe projektbuxhetin e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës për vitin 2026. Pas leximit dhe shqyrtimit të këtyre projektbuxheteve, Kryesia miratoi në parim projektbuxhetin e Kryesisë dhe të Këshillave.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje u shqyrtua dhe u aprovua draft-rregullorja e punës së Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.



Nuk ka artikull pas ketij.