Myftiu Tërnava priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim Koordinatorin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, z. Stephen O'Malley.


Myftiu Tërnava fillimisht e uroi z. O'Malley për detyrën e re, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Më pas, Myftiu Tërnava e njohu z. O'Malley me projektet, aktivitetet dhe rolin shoqëror të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke theksuar angazhimin e institucionit për promovim të paqes, solidaritetit dhe kontributit në çështjet humanitare.


Nga ana tjetër, z. O'Malley vlerësoi kontributin e BIK-ut në promovimin e paqes, si dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë