Motivacioni i besimit fetar (1)

 


Pse besojnë njerëzit? Pse besojnë njerëzit në një fuqi më të fortë se vetvetja, në një fuqi mbinatyrore a supreme, sepse e njohin atë dhe tregohen besnikë ndaj asaj fuqie, apo sepse adhurojnë atë fuqi? Pse disa njerëz i kushtohen plotësisht fesë dhe përpiqen të përmbushin të gjitha urdhrat e Allahut në nivelin më të lartë, kurse disa të tjerë besimin në Allahun e perceptojnë si një iluzion dhe besojnë se nuk ekziston një Krijesë (Subjekt) e tillë?
Janë duke u bërë përpjekje në shumë fusha shkencore për t'ju përgjigjur këtyre pyetjeve, pra rreth motivimit të besimeve fetare, emocioneve, intelektit dhe mbi tiparin socio kulturor të njerëzve brenda këtij kuadri. Ne do të përpiqemi që këtu të identifikojmë dhe të shpjegojmë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në besimin e njeriut në Zotin Fuqiplotë.


Disa nga faktorët ndikues për të besuar në Zot dhe fe


Njeriu është një krijesë që posedon veçori biologjike, psikosociologjike dhe kulturore. Të shumtën këto veçori kanë efekte të dukshme dhe paksa të përziera. Shumë efekte janë të ndërthuru ra në çështjen e besimit në Zotin dhe në drejtimin e fesë, por këto efekte mund të ndryshojnë nga një person tek tjetri, prandaj do të mundohemi t'i përmendim dhe t'i shpjegojmë disa faktorë që janë më kryesorët.


Imitim apo mësuarje nga modeli


Njeriu është krijesë sociale. Jeton brenda një komuniteti. Ai ndien nevojën për të tjerët dhe nga ata mëson shumë gjëra. Për arsye se lind në prani të prindërve, çdo fëmijë që rritet dhe zhvillohet, ka nevojë për prindër ose, të paktën, ka nevojë për t'u rritur. Nëse shi kojmë nga këndvështrimi i fëmijëve, vërejmë se familja është një institucion në të cilën fëmijët janë nën përkujdesjen e saj, sidomos në zhvillimin fizik dhe në aspektin e edukimit. Pra, fëmijët në mes in familjar zhvillohen nga aspekti fizik dhe ai moral, ata po ashtu janë edhe nën ndikimin socikulturor, kështu që fëmijët nga familja dhe rrethi përfitojnë edhe formim in e tyre fetar.
Periudha fëmijërore ndërmjet 2 deri 6 vjeç është periudha kur imitimi është në shkallën më të lartë, kështu që gjatë kësaj periudhe prindërit përbëjnë modelin kryesor për fëmijët e tyre. Fjalët dhe sjelljet e tyre fetare imitohen nga ana e fëmijëve.
Tashmë shumica e prindërve mundohen t'ua shpjegojnë fëmijëve që besimin dhe adhurimet t'i praktikojnë në formën më të mirë. Kështu, me kalimin e kohës, fëmijët do të fillojnë që edhe në vepra të shprehin dhe praktikojnë besimin dhe sjelljet fetare të prindërve të tyre. Prandaj mund të themi se mënyra e të besuarit dhe forma e sasia e të praktikuarit të parimeve fe tare, kanë influencën më të madhe në karakteristikat fetare te fëmijët dhe sidomos në formimin e personalitetit të tyre fetar. Hulumtimet e bëra kanë treguar se prindërit janë faktorët kryesorë në edukimin dhe formimin e besimit fetar te fëmijët. Shembull: Një hulumtim që është bërë me 800 nxënës të shkollave të larta në Australi, ka dhënë rezultatin se faktorët kryesorë në formimin e besimit janë:



Kjo tablo na tregon se tek të gjitha grupet e nxënësve bindjet fetare të nënës dhe babait janë më shumë efektive sesa të faktorëve të tjerë. Edhe pse fëmijët më vonë, për nga aspekti i inteligjencës, zhvillohen më shumë dhe janë nën ndikimin e faktorëve të tjerë të mjedisit (disa prej tyre bëjnë kritika, ndërrojnë besimin ose nuk e pranojnë fare besimin e prindërve), prapëseprapë shumica prej tyre jetën e vazhdojnë duke qenë të lidhur ngushtë me principet fetare që kanë mësuar nga prindërit e tyre.


Dobësia dhe pafuqia


Njeriu është i fortë edhe i dobët, sipas vendit dhe rrethit ku jeton. Në kohën e lindjes ai është shumë i dobët, por, edhe pse me kalimin e kohës shumë gjëra mund t'i kryejë me fuqinë e tij personale, megjithatë ai do të hasë në vështirësi për përballimin e të cilave nuk do t'i mjaftojë ajo fuqi. P.sh. sëmundjet, aksidentet e trafikut, tërmetet, fatkeqësitë vrasëse, vdekja etj..Ja, pra, dobësia dhe pa fuqia e njeriut e detyron atë që ta sigurojë veten nga rreziqet e lart përmendura, pra e ndjen të nevojshme që të struket në mbrojtje të një Superfuqie të pafund.
Zija Dalat jep këtë shembull: "Jeni duke parë një nënë, djali i së cilës ndodhet në shtratin e vdekjes dhe asnjë doktor nuk mund ta ndihmojë. Atë po e varrosni në varrin e errët, ku nuk depërton as drita dhe era më e vogël, kurse di kur ajo nënë këtë fëmijë e mbronte edhe nga gjërat më të vogla. Pastaj uleni pranë dhe pyetni: Ku shkoi ai? U zhduk? Dhe mendoni se ç'u bë me të. Tash ju është kujtuar se fuqia e njeriut, pasuria tokësore, paratë, hamamet, pallatet, vendet e punës janë shumë të dobëta për ballë jetës që vazhdon dhe sidomos përballë vdekjes, e cila vjen shumë shpejt. Prandaj ju duhet gjithsesi të gjeni një superfuqi mbinatyrore, që do t'ju ngushëllojë në netët me vaj, pa gjumë e pa shpresë. Dhe do të filloni të mendoni për Kadanë dhe Kaderin ose mbi një fuqi filozofike mbinatyrore. Shembulli tjetër: Një despot tashmë është afruar drejt jush. Dhe po jua grabit pasurinë e vetme që posedoni. E ju keni të drejtë ta zotëroni atë pasuri. Por ai është mashtrues dhe i fuqishëm. Jeni ankuar në gjykata dhe keni konsultuar avokatë të ndryshëm. Por nuk ia keni dalë të merrni të drejtën tuaj. Dhe kështu, ose do të uleni dhe do t'i luteni Allahut me një bindje shumë të fortë, ose jetën do ta vazhdoni me ndonjë mendim filozofik, i cili ndoshta do t'ju ngushëllojë pak.
Sipas Frojdit (Freud) dhe Marksit (Marx), feja është ikje nga realiteti dhe një mjet kompensimi. Frojdi thotë se feja është një produkt i dobësisë se njeriut ndaj shoqërisë njerëzore dhe natyrës. Ai vazhdon të thotë se shoqëria e pengon një pjesë të rëndësishme të dëshirave instinktive të njeriut. Gjithashtu edhe fuqitë mbinatyrore pengojnë një pjesë të rëndësishme të dëshirave dhe veprave të tij. Kur e kupton njeriu se nuk mund t'u bëjë ballë natyrës dhe shoqërisë, ai ndien një frikë të madhe dhe në mendjen e tij krijon një realitet mbi Perëndinë. Sipas Frojdit ky është iluzioni që njeriun e kthen në periudhën e fëmijërisë. Kur njeriu arrin të mos i kontrollojë rreziqet që vijnë nga jashtë apo nga brenda, dhe të ballafaqohet me to, atij i kujtohet një provë që ka përjetuar gjatë fëmijërisë dhe i kthehet asaj. Përvoja në fjalë tregon që fëmija e beson që babai i tij ka një fuqi mbi natyrore, u nënshtrohet urdhrave dhe ndalesave të tij, shpreson se do ta fitojë dashurinë e tij, dhe veten do ta ndiejë më të sigurt pranë tij.
Edhe Marksi mendon se vetëm privimi ekonomik dhe kushtet e dobëta financiare, e detyrojnë njeriun të strehohet tek feja. Sipas tij, feja për njerëzit është (Afjon) opium. Pra njerëzit që janë të privuar në aspektin ekonomik, janë të dehur, prandaj dhe me ndihmën e fesë ata humbin reaksionet që kanë. Sipas një hulumtimi të bërë, është konstatuar se njerëzit bëjnë lutje më së shumti kur hasin në ndonjë pengesë gjatë jetës.
Sipas Vergotes, momentet e rrezikshme njeriun e lidhin me Zotin. Edhe në Kur'anin famëlartë është cekur se njeriu gjatë momenteve të vështira më shumë i lutet Allahut, kurse pas kalimit të atyre vështirësive, ai E harron Allahun (Shih: Ez-Zumer, 49 dhe Junus,12), prandaj do të ishte më mirë që në çdo moment ta kujtojmë dhe ta falënderojmë Zotin e botëve. Kur njeriu gjatë jetës së tij ballafaqohet me pengesa dhe vështirësi të pamposhtshme, duke iu drejtuar fesë, mbështetet tek Allahu dhe gjen ngushëllim e optimizëm, kështu pra besimi është fenomen inkurajues. Mirë po duhet të dimë se dobësia apo pafuqia njeriun e shpie drejt fesë vetëm për një çast. Nëse feja nuk ka mbështetje të brendshme (emocione) dhe mendore, ky kthim nuk është i përhershëm, siç u tha më lart në Kuranin famëlartë, kur të kalojnë çastet e rrezikut, njeriu përsëri E harron Allahun xh.sh.. Ka raste kur disa pengesa ose dobësi tek disa njerëz ndikojnë në mënyrë negative dhe bëhen faktorë kryesorë që e largojnë atë nga besimi, e fusin në rrugën që të mohojë ekzistimin e Allahut xh.sh..


Nevoja e orientimit apo lidhjes në Një Entitet (Krijues)


Erik From (Erich Fromm) thotë se te çdo njeri ka një sistem të orientimit dhe lidhjes. Ky sistem është shumë i fuqishëm dhe është pjesë e të ekzistuarit. Nuk ka burim më të fortë të energjisë tek njeriu se ky burim. Feja është një nevojë universale, pasi njeriun e orienton në këtë drejtim. Njeriu ka nevojë të orientohet dhe të drejtohet ndaj një qëllimi, prandaj ndien një nevojë shpirtërore. Ai mund të adhurojë një kafshë, pemë, idhull i bërë nga guri ose druri, Zotin e padukshëm, ndonjë person që ka duku ri të shejtanit, komb, paraardhës, parti, klasë, paranë apo suksesin.
Sipas Fromit, për t'i shpëtuar adhurimit të një qenieje më të ulët (siç janë idhulli, kafsha, njeriu etj.), individi gjithsesi duhet të miratojë dhe të lidhet ngushtë me një religjion që ka nivel më të lartë. Lidhja apo orientimi ndaj një krijese, e cila është më e fortë se krijesat e tjera, njeriut i jep një besim për dëshirat, iluzionet dhe ëndrrat. Gjithashtu kjo ndjenjë e fesë atij mund t'ia reduktojë shqetësimet, ankthin dhe pesimizmin në jetë.


 


Prof. Dr. Hüseyin Peker
Përktheu Mr. Feim D. Gashi


Dituria Islame 341


Artikulli i kaluar
Koha është flori