Dyqani i bamirësisë në Prishtinë dhuroi produkte esenciale për 1 mijë familje

 


Shoqata Humanitare "Bereqeti", përmes dyqanit të bamirësisë në Prishtinë, ka dhuruar sot produkte ushqimore dhe higjienike për 70 familje me kushte të rënduara ekonomike.
Me këtë aksion të sotëm, "Bereqeti" vetëm gjatë këtij viti arrin shifrën prej 1 mijë familjeve të furnizuara me produkte esenciale nga dyqani bamirës, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.