Tradita e kultivimit të fjalës së shkruar islame në gjuhën shqipe ndërlidhet me shfaqjen e alamiadistëve (bejtexhinjve) shqiptarë, ndërsa vjen duke u intensifikuar dhe duke marrë formë tjetër në periudhën e Rilindjes Kombëtare e këndej.
I.
Dihet mirëfilli se tra dita e kultivimit të fjalës së shkruar islame në gjuhën shqipe ndërlidhet me shfaqjen e alamiadistëve (bejtexhinjve) shqiptarë, ndërsa vjen duke u intensifikuar dhe duke marrë formë tjetër në periudhën e Rilindjes Kombëtare e këndej. Kurse në Kosovë, literatura islame e botuar në gjuhën shqipe paraqitet shumë më vonë.
Për këtë ngecje në këtë segment të rëndësishëm, - megjithëqë shqiptarët që prej kohësh kishin pranuar fenë islame dhe atyre nuk u munguan alimë e njerëz të penës, - ndikuan shumë faktorë, ndër më kryesorët qenë: mungesa e një tra dite në këtë rrafsh, mungesa e një alfabeti të njësuar, si dhe mungesa e institucioneve përkatëse vendëse, që do të merrnin mbi vete këtë veprimtari të rëndësishme.
Kjo gjendje bëri që shqiptarët të shkruanin në gjuhë të huaja, ose edhe në gjuhën shqipe, po me alfabete e grafi të ndryshme. Kjo është arsyeja pse kontributi i tyre nuk ishte për masën e gjerë shqip tare, po vetëm për një pjesë të asaj popullate që gëzonte privilegjin të njihte atë gjuhë ose alfabetin a shkrimin që përdornin dijetarët e krijuesit shqiptarë.
Sidoqoftë, literatura islame, si kurse u tha, merr një hov të ri në vitet e para të shekullit XX dhe sidomos pas Pavarësisë së Shqipërisë, kurse, në mënyrë institucionale, ajo shfaqet si një faktor ndikues në jetën fetare pas pavarësimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, më 1923, në Tiranë.
Pas pavarësimit dhe konstituim it institucional, Komuniteti Mys liman Shqiptar, i vetëdijshëm për rëndësinë që ka fjala e shkruar, në njërën anë, dhe i ndërgjegjshëm për ngecjen e madhe që kishte në këtë fushë, në anën tjetër, literaturës islame i kushtoi një rëndësi të shtuar.
Me gjithë prioritetet e shumta që kishte para vetes, ky komu nitet dhe dijetarët e kohës filluan të hartonin broshura e libra me përmbajtje për njohuritë fillestare islame, si f.v. "Fe-rrëfeje a mësime muslimane" nga Said Najdeni, botuar më 1909 në Elbasan; "Myslimanësia" nga Hfz. Ali Korça, 1918; "Besimet e Myslimanvet" nga hfz. Ibrahim Dalliu, Tiranë, 1921; "Ilmihal" nga Shefqet Muka, Shkodër 1923 etj.
Si edhe në shumë ndërmarrje të tjera të rëndësishme, e kuptueshme, edhe në ballë të kësaj nisme u gjendën figurat më eminente të asaj kohe, rilindësit tanë të shquar, si Hfz. Ibrahim Dalliu, Hfz. Ali Korça, Ferid Vokopola, Hfz. Abdullah Sëmblaku, Said Naideni, Haxhi Vehbi Dibra, Hfz. Ali Kraja, më pastaj Sadik Bega, Haki Sharofi e shumë të tjerë.
Angazhimet e tyre përpos në botimin e veprave për njohuritë fillestare, qenë të shumanshme dhe në shumë aspekte, madje edhe përtej fjalës së shkruar. Ata, si një nevojë kohe, do t'i hynin hartimit dhe përkthimit të veprave profesionale nga fusha e islamologjisë, si p.sh.: "Texhvid", i përkthyer nga hfz. Ibrahim Dalliu, Tiranë (1921); "Hytbe e dytë ose Mu hamedija", 1928; "Këshillat e së premtes", 1928; "Jeta e Hazretit Muhamedit sipas gojdhanave dhe shkrimtarëve të mëdhenj arabë", përkthyer nga italishtja më 1929; "Bilbil i fesë i sheriatit muhamedija", përktheu Hfz. Abdullah Sëm laku, Korçë, 1930 etj.
Edhe pse me shpalljen e Pa varësisë së Shqipërisë, jashtë shtetit amë mbetën krahina të tëra të shqiptarëve, të cilat u okupuan nga fqinjët e tyre, me formimin e shtetit shqiptar u krijuan rrethana të reja dhe kushte më të favorshme për një zhvillim të gjithëmbarshëm, pra edhe në rrafshin e fjalës së shkruar islame-shqipe.
Kështu, literatura islame shqip tare, që nisi të dilte atëkohë në Shqipëri, ishte projektuar për tërësinë etnike dhe popullin e saj. Kjo ka ndikuar dhe i ka mbajtur në një linjë dhe të bashkuar shqiptarët që u ndanë me dhunë nga trungu, e më vonë edhe ata të mërgatës, madje jo vetëm shqiptarët e besimit islam, por edhe besimtarët shqiptarë të feve të tjera, gjë që manifeston më së miri ndenjën e përkatësisë së përbashkët të populli tonë.
II.
Literatura islame në gjuhën shqipe në Kosovë, për shkak të rre thanave të pafavorshme që u kri juan pas vitit 1912, do të mund të fillonte dhe të shihte dritë vetëm një dekadë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo si rezultat i riorganizimit të Bashkësisë Islame, e cila ishte e vetëdijshme për nevojën dhe rëndësinë e literaturës në gjuhën e besimtarëve të saj. Duhet theksuar se edhe literatura islame në gjuhën shqipe, pësoi po fatin e fjalës së shkruar shqipe në veçanti dhe fatin e popullit shqiptar nën okupimin serb në përgjithësi. Varësisht se çfarë ishte zhvillimi i ngjarjeve në rrafshin politik, në atë shkallë qe edhe zhvillimi i ngjarjeve edhe në rrafshin e identitetit kombëtar, përfshirë këtu edhe rrafshin fetar.
Pra, fati i zhvillimit dhe i rritës së botimeve islame në gjuhën shqipe në Kosovë, përveç faktorëve të tjerë, varej edhe nga mungesa e kuadrit që do të mund të shkruanin sipas kërkesave të kohës, pastaj mungesa e traditës dhe inferioriteti që institucionet jashtë Bashkësisë Islame kishin ndaj kulturës islame në përgjithësi e botimeve islame në veçanti.
Po t'i shtojmë kësaj edhe sfidat e vështirësitë me të cilat u përball populli shqiptar gjatë ndërrimeve të sistemeve, ndërrime këto që ndikuan drejtpërdrejt në zhvillimin e jetës në Kosovë, del e qartë se as botimet islame në gjuhën shqipe në Kosovë nuk mund të kishin një zhvillim të mirëfilltë.
Botimi i parë islam në gjuhën shqipe në Kosovë dhe përgjithësisht te shqiptarët e mbetur në ish-Jugosllavi është ai vitit 1957, me titullin "Ilmihali i vogël, për shkencat fillestare të fesë islame", përkthyer nga gjuha serbokroate, botim, siç quhej asokohe, i Shoqatës së Ylemave për RSS në kuadër të BFI-së me seli në Prishtinë, shoqatë kjo që ishte përgjegjëse për veprimtarinë botuese në kuadër të këtij institucioni. Me këtë doracak, të cilit nuk i dihet as përpiluesi dhe as përkthyesi në gjuhën shqipe, zë fill veprimtaria botuese islame në Kosovë, për të vazhduar deri më sot.

Ballina e botimit të parë në gjuhën shqipe në Kosovë, (Ilmihali i vogël 1957)
Ky botim, siç kuptohet edhe nga titulli, është doracak (ilmihal) për njohurit themelore islame, i cili është i ndarë në tri pjesë: akaid, fikh dhe ahlak, disiplina këto bazike për njohurit elementare islame që i duhen fillimisht një besimtari.
Është e rëndësishme të theksojmë se botimi i parë në gjuhën shqipe në Kosovë, (Ilmihali i vogël) atëkohë, kishte dalë nga shtypi në muajin dhjetor të vitit 1957, do të thotë këtu e 62 vjet më parë, por edhe më e rëndësishme është fakti që ky botim është shtypur në një tirazh prej 25 mijë kopjeve, kjo më së miri tregon nevojën që kishin besimtarët tanë për literaturë themelore islame në gjuhën shqipe.
Përveç kësaj, ky Ilmihal riboto het vetëm pas një viti më 1958 dhe botohet në15 mijë kopje, këto të dhëna flasin qartë për ndikimin dhe jehonën që pati botimi i Ilmihalit në gjuhën shqipe, një doracak për njohuritë e fesë islame, ndër sa në vend po forcohej dita ditës sistemi ateist që nuk kishe qëndrim të mirë ndaj fesë.
Suksesi i Ilmihalit bëri që Bashkësia Islame të vazhdonte edhe me botimin e veprave të tjera të kësaj natyre, kështu më 1959 botoi doracakun tjetër "Mësimi i shkurtë mbi namazin dhe Jasini sherifi", të përgatitura nga reisi i atëhershëm i Bashkësia Islame të Jugosllavisë Haxhi Sulejman Kemura, e i shqipëruar nga hafiz Bajram ef. Agani dhe Mehmet Gjevori, i pari udhëheqës i shquar i Bashkësisë Islame në Kosovë, ndërsa i dyti veteran i arsimit e shkollës shqipe, i njohur më tepër si hartues i parë i abetares për shkollat shqipe pas Luftës së Dytë Botërore.

Ballina e botimit "Mësimi i shkurtë mbi Namazin dhe Jasini sherif" 1959
Ky botim hapet me trajtesën "Mësimi i shkurtë mbi namazin", dhe më pas janë dhënë bazat (shartet e besimit islam).
Më tutje, veç kushteve të besimit islam janë dhënë disa sure të shkurtra të Kuranit ku janë përfshirë suraja "Fatiha" dhe dhjetë suret e fundit të Kuranit. Këtu vetëm sureja "Fatiha" është dhënë me përkthim në gjuhën shqipe.
Në këtë do doracak është përfshirë edhe surja "Jasin", e transkriptuar me grafi latine dhe e përkthyer në gjuhën shqipe.
Përkthimi i Fatihasë dhe i sures Jasin në këtë botim, për ne ka edhe një domethënie të veçantë dhe me peshë historike, sepse mendojmë se pikërisht ky përkthim është edhe i pari përkthim i botuar i dy sureve në gjuhën shqipe tek ne.
Te botimet e para në gjuhën shqipe në Kosovë është edhe ve pra Mevlud, e botuar më 1965. Ky botim është përgatitur nga një komision i posaçëm i teologëve e që për bazë kanë pasuar Mevludin e njohur të Tahir efendi Popovës. E veçanta e këtij botimi është se komisioni që përgatiti tentoi që Mevludin e Tahir efendi Popovës ta adaptonte me gjuhën e kohës. Mirëpo botimi nuk gjeti shtrirje as në xhemat dhe as nga imamët e ulemaja, kështu që disa vite më vonë u botua Mevludi me gjuhën e autorit.
Botime të literaturës themelore islame kemi edhe në vitet në vazhdim, sigurisht si kërkesë e kohës dhe e besimtarëve. Kështu më 1968 e sheh dritën e botimit" Ilmihal" (Themelet e fesë islame) i autorit Fejzullah Haxhibajriqi, një doracak që në vitet në vazhdim është botuar disa herë dhe ka gjet shtrije të gjerë në masën e myslimanëve jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi dhe i cili edhe sot e kësaj dite është në qarkullim dhe përdorim.
Një rëndësi të veçantë në fillet e literaturë islame ka edhe botimi i Buletinit informativ i cili doli në vitin 1962, me të cilin zë fill periodiku islam në gjuhën shqipe, i cili merr trajtë e formë në fillim të viteve'70 kur shohin dritën "Takvimi" (1970) dhe "Edukata islame" (1971).
Në fillimet e literaturës islame në gjuhën shqipe vend meritor mendoj se zënë edhe dispensat (apo skriptat) që kishin përgatitur pedagogët e Medresesë "Alaudin" në vitin 1969. Megjithëqë këto skripta janë botime interne dhe për nevoja të nxënësve, ato janë pararendëse të botimeve të mëvonshme të Medresesë dhe jo vetëm atyre. Ato, përveçse si tekste të nxënësve janë lexuar edhe jashtë medresesë.

Ballina e botimi të parë të Takvimit për vitin 1970
Kur jemi te vitet e para të botimeve islame në gjuhën shqipe, duhet përmendur këtu edhe bot imi i veprës "Fikhul ibadat, rregullat dhe detyrat themelore islame" (1978) të autorit Muhamed Seid Serdareviq, me të cilin botim nis botimi i profilizuar i literaturës is lame për një fushë të caktuar, me këtë rast nga fusha e fikhut. Kjo ve për, për hir të së vërtetës, ka qenë shumë e lexuar dhe e përdorur që nga koha kur u botua për herë të parë në boshnjakisht në vitet '30 të shekullit të kaluar tek të gjithë myslimanët e ish-Jugosllavisë. Për më tepër, është përdorur edhe si tekst për lëndën e Fikhut në medresetë e kohës, pra edhe në medresenë "Alaudin".
Si përfundim, mund të themi se këto botime dhe të tjera midis këtyre, si të thuash, janë jo vetëm fillimi dhe përpjekja, por edhe ai bazamenti mbi të cilin më vonë do të shkruhen e do të botohet literaturë islame në gjuhën shqipe te ne. Këtë e vërteton mbi të gjitha edhe ky përvjetor i rëndësishëm për historikun e BIK-ut në përgjithësi dhe për rrugëtimin e literaturës islame në gjuhën shqipe në veçanti.
Dua të theksoj se, ndonëse këto vepra janë botuar dekada më parë, ato e kanë ruajtur vlerën dhe rëndësinë e tyre. Nuk e kemi fjalën këtu vetëm për vlerën historike e dokumentare, por edhe përmbajtjesore dhe se ribotimi i tyre, kujtoj, del si nevojë dhe domosdoshmëri, natyrisht duke i përshtatur në gjuhën e sotme shqipe. Ose, le të themi ndryshe, sipas shembullit dhe modelit të tyre, besimtarëve tanë u nevojitet këso lloj literature, gjithnjë duke pasur parasysh faktin se ajo duhet të botohet dhe të mbikëqyret nga institucioni i BIK-ut.
Dituria Islame 342