Kush i ngriti vendbanimet e popullit të Lutit në mënyrë që melekët ta dëgjojnë lehjen e qenve të tyre, dhe pastaj i përmbysi, ashtu që ajo që ishte lart mbeti poshtë. I shkatërroi të gjithë, pastaj bëri që të vriteshin me gurë nga qielli të cilët binin sikur shiu.
Mëkatet kanë një ndikim të madh për shoqërinë dhe popujt, në vazhdim disa shembuj për këtë:
1. Shkatërrimi i popullit (njerëzve) për shkak të mëkateve
Nuk ka dyshim se të gjitha dëmet në dynja dhe në ahiret lindin për shkak të mëkateve. Çka tjetër, pos mëkatit, e nxori Ademin dhe Havën nga xheneti, nga shtëpia e kënaqësisë, be gatisë, bukurisë dhe gëzimit - për në shtëpinë e dhimbjeve, pikëllimit dhe fatkeqësive.
Çka e dëboi Iblisin nga mbretëria qiellore?
Mbeti i mallkuar, e jashtmja dhe e brendshmja e tij u shtrembëruan. Forma e tij u bë më e shëmtuara. Brendësia e tij është shumë më e shëmtuar sesa pamja e tij. Afërsia iu zëvendësua me largësinë, mëshira me mallkimin, bukuria me shëmtinë, xheneti me zjarrin që flakëron, kurse besimi (ima ni) me mosbesimin (kufrin).
Çka i përmbyti të gjithë banorët e tokës, ashtu që uji i vërshoi majat e ma leve?
Çka e urdhëroi erën mbi popullin Ad deri sa ajo erë i hodhi të vdekur në tokë, sikur të ishin trupa palme bosh, duke shkatërruar çdo gjë nëpër të cilat kaloi, shtëpitë e tyre, të lashtat dhe kafshët. Kështu ata u bënë mësim për popujt tjerë deri në Ditën e Gjykimit.
Kush ia dërgoi popullit Themud një britmë (ushtimë), e cila ua preu zemrat dhe ata vdiqën të gjithë?
Kush i ngriti vendbanimet e populit të Lutit në mënyrë që melekët ta dëgjojnë lehjen e qenve të tyre, dhe pastaj i përmbysi, ashtu që ajo që ishte lart mbeti poshtë. I shkatërroi të gjithë, pastaj bëri që të vriteshin me gurë nga qielli të cilët binin sikur shiu. Ua bashkoi dënimin si asnjë populli tjetër. Vëllezërve të tyre u takon dënim i ngjashëm, dhe ai nga të padrejtët (zullumqarët) nuk është larg.
Kush ia dërgoi popullit të Shuajbit një re të vuajtjes si hije, dhe kur reja erdhi mbi kokat e tyre, i përfshiu ata me një zjarr të ashpër.
Kush e zhyti Faraonin dhe njerëzit e tij në det?
Pastaj shpirtrat e tyre u hodhën në xhehenem, trupat ishin për fundosje, kurse shpirtrat për djegie.
Kush e shafiti në brendi të tokës Karunin, shtëpinë e tij, pasurinë dhe familjen e tij?
Kush i shkatërroi gjeneratat pas Nuhut (a.s.) me dënime të ndryshme dhe shkatërrime të plota?
Çka e shkatërroi popullin e personit nga surja 'Jasin' me një britmë, ashtu që të gjithë mbetën të ngrirë?
Nuk ka dyshim se gjithçka që i ka goditur ata dhe i ka shkatërruar, ato janë mëkatet e tyre.
2. Largimi i begative
Mëkatet i largojnë begatitë me të gjitha llojet e tyre. Falënderimi i Alla hut për begatitë i shton begatitë.
Allahu i Lartëmadhërishëm thotë: "Dhe kur Zoti juaj tha: 'Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t'ju jap edhe më shumë; e nëse bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë."(Ibrahim, 7)
Begatitë e Allahut për robërit e Tij janë të shumta dhe nuk mund të numërohen apo llogariten: "E, nëse ju doni t'i numëroni dhuntitë e Allahut, atëherë nuk do të mund t'i numëroni. Me të vërtetë, Allahu është falës dhe mëshirues." (En-Nahl, 18)
"Dhe ju jep nga të gjitha ato që keni kërkuar nga Ai (sipas nevojave tuaja), e nëse doni t'i numëroni dhuntitë e Alla hut, atëherë nuk do të mund t'i numëroni. - Njeriu, me të vërtetë, është zullumqarë dhe jomirënjohës." (Ibrahim, 34)
Nga këto begati, do t'i përmendim disa vetëm sa për shembull, dhe jo për t'i numëruar të gjitha:
a) Begatia e imanit, dhe kjo absolutisht është begatia më e madhe,
b) Begatia e pronës dhe furnizimit hallall,
c) Begatia e fëmijëve,
d) Begatia e sigurisë në vendet e banimit,
e) Begatia e shëndetit të trupit.
Këto begati dhe të tjera rriten (shtohen) me falënderim, ndërsa zvogëlohen, zhduken, ose në to nuk ka bereqet për njeriun, nëse kryen mëkate dhe mosbindje, dhe nëse largohet nga Al lahu i Plotfuqishëm."Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni fituar vetë, e Ai edhe falë shumë." (Esh-Shura, 30)
3. Shfaqja e dënimeve të përgjithshme shkatërruese
Prej tyre janë:
1. Shfaqja e murtajës dhe epidemive,
2. Shfaqja e sëmundjeve të cilat nuk kanë qenë te gjeneratat e kaluara,
3. Paraqitja e mungesës, furnizimit të vështirë dhe e pushtetit të padrejtë,
4. Reduktimi i shiut, dhe mos të ishin kafshët as nuk do të binte,
5. Epërsia e armikut. Allahu bën që ta kërkojnë forcën në mes veti.
Transmetohet nga Abdullah ibn Omeri (r.a.) se ka thënë: "Na erdhi Pejgamberi (s.a.v.s.), dhe na tha:"O grup i muhaxhirëve, kur do të sprovoheni me pesë gjëra, unë i lutem Allahut që mos t'i përjetoni:
(1) - Nuk do të shfaqet degjenerimi në një popull dhe ata ta veprojnë publik isht, e që në mesin e tyre të mos shfaqen epidemitë dhe sëmundjet të cilat nuk kanë qenë në mesin e brezave të tyre të mëparshëm.
(2) - Nuk do të mashtrojnë në kandar dhe në peshojë, e që mos ta përjetojnë thatësirën, mungesën e furnizimit dhe padrejtësinë e pushtetit.
(3) - Nuk do të mohojnë zekatin në pronat e tyre, e që të mos ju mohohet shiu nga qielli, dhe sikur të mos ishin kafshët nuk do të binte.
(4) - Nuk do ta prishin kontratën me Allahun dhe të dërguarin e Tij (s.a.v.s.), e që Allahu të mos ua imponojë një armik përveç tyre dhe do t'ua merr një pjesë të asaj që kanë në duart e tyre.
(5) - Udhëheqësit e tyre nuk do të shmangen nga gjykimi sipas fesë së Alla hut dhe ndryshojnë atë që ka shpallur Allahu, e që Allahu të mos bëj ta kërkojnë forcën në mes veti."(Ibni Maxhe, Hakimi).
Këto janë shenja të pejgamberisë (misionit) të Muhamedit (s.a.v.s.). Kjo i ka goditur ata që i kanë kryer këto mëkate. I lutemi Allahut për shpëtim.
4. Shfaqja e dështimit
Dhe kjo është një nga arsyet e mos bindjes dhe largimit nga feja e Alla hut, siç është edhe një nga arsyet e ndihmës, bindjes dhe përkushtimit ndaj Allahut të Plotfuqishëm.
"O besimtarë, kur të ndesheni me ndonjë çetë (të armikut), bëhuni këmbëngulës dhe përmendi shumë Allahun, për të qenë të shpëtuar. - dhe përuluni Allahut dhe Pejgamberit të Tij, dhe mos u grindni në mes vete, se do të demoralizoheni e do t'ju lë fuqia; dhe bëhuni të durueshëm, se, Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit. Mos u bëni si ata që dolën nga shtëpitë e tyre me mendjemadhësi, e për sy e faqe të botës, - e i pengojnë njerëzit nga rruga e Alla hut. Allahu, i përfshinë (i di) të gjitha ato që punojnë ata." (El-Enfal, 45-47)
"Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim yni ishte të ndihmonim besimtarët."(Er-Rum, 47)
"Me të vërtetë, Allahu e ndihmon atë, i cili e ndihmon fenë e Tij (islame). Allahu, me të vërtetë, është i fortë dhe i fuqishëm (u jep pushtet e fuqi)." (El-Haxh, 40)
"O besimtarë, nëse ndihmoni Allahun (rrugën e Tij), edhe Ai do t'ju ndihmon juve dhe do t'ua mundësojë përparimin tuaj. E, ata që nuk besojnë - shkatërrimi për ta! Ai ua humb veprat atyre." (Muhamed, 7-8)
Respektimi i këtyre shkaqeve është një nga arsyet më të mëdha për fitore, kurse largimi i tyre është një nga arsyet e humbjes dhe shkatërrimit edhe në dynja edhe në ahiret.
5. Mëkatet janë trashëgimi e popujve të padrejtë
Myslimani duhet të ruhet mos t'i trashëgojë mëkatet e të padrejtëve.
- Homoseksualiteti është trashëgimi e popullit të Lutit.
- Marrja e të drejtave me rritje, kurse pagesa me mangësi është trashëgimi e popullit të Shuajbit.
- Kryelartësia në Tokë duke bërë çrregullime është trashëgimi e popullit të Faraonit.
- Fodullëku dhe tregimi i forcës është trashëgimie popullit të Hudit dhe të tjerëve. Mëkatari i vesh rrobat e këtyre popujve, dhe ata janë armiq të Allahut të Plotfuqishëm.
6. Mëkatet janë arsye për vuajtje
Ato janë arsyeja për vuajtjet në varr, vuajtje në Ditën e Gjykimit, vuajtje në Zjarr.
I lutemi Allahut të Plotfuqishëm që të na mbrojë dhe të na shpëtojë prej tyre! Amin!
Seid El-Kahtani
Përshtati: Miftar Ajdini
Dituria Islame 346