BIK edhe këtë vit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qendrën "Mbreti Selman" nga Arabia

 


Në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit me Qendrën "Mbreti Selman" nga Arabia Saudite, Bashkësia Islame e Kosovës, edhe këtë vit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me këtë qendër. 
Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e shpërndarjes së mbi 8,000 pakove ushqimore në të gjitha qendrat e Kosovës.
Projekti do të realizohet nëpërmjet Shoqatës Humanitare Bamirëse "Bereqeti" dhe pritet të zbatohet në prag të muajit të bekuar Ramazan.
Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, marrëveshjen e nënshkroi shefi i kabinetit të Myftiut Naim ef. Tërnava, Besim ef. Mehmeti, ndërsa në emër të Qendrës "Mbreti Selman", marrëveshjen e nënshkroi z. Sultan al Jurbua.
Kjo marrëveshje është vazhdimësi e marrëveshjeve të viteve të kaluara dhe e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Qendrës "Mbreti Selman".



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë