Myftiu Tërnava mori pjesë në marrshin protestues "Drejtësi, jo politikë"

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, mori pjesë sot në marrshin protestues "Drejtësi, jo politikë".
Ky marrsh protestues u organizua në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Kujtojmë se ditë më parë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, e konsideroi gjyqin në Hagë si një proces me prapavijë politike, që ka për qëllim atakimin e vlerave të UÇK-së. Ajo tha se për popullin e Kosovës, UÇK-ja mbetet vlera më sublime, e mishëruar me lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e popullit dhe vendit tonë.
Gjithashtu, të premten e kaluar, hytbeja e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës iu kushtua 17 Shkurtit - Ditës së Pavarësisë së vendit, si dhe u bë thirrje për pjesëmarrje në këtë marrsh përkrahës për luftëtarët e lirisë.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

500 vjet xhami, 500 pajtime gjaku - Sadri Zeka hoxha i pajtimit, flamurit dhe kufirit