Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, z. Naim Gashi

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), z. Naim Gashi.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për rëndësinë e cilësisë në arsimin e lartë, avancimin e standardeve akademike dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në funksion të ngritjes së cilësisë në institucionet arsimore në vend, me theks të veçantë në ngritjen e cilësisë në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, duke i vënë rëndësi edukimit cilësor për zhvillimin e shoqërisë.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

500 vjet xhami, 500 pajtime gjaku - Sadri Zeka hoxha i pajtimit, flamurit dhe kufirit