Ekipi i Ramazanit i Kryesisë së BIK realizoi një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës

 


Në kuadër të aktiviteteve të organizuara gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, ekipi i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës realizoi një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës.
Me këtë rast, anëtarët e delegacionit mbajtën hutbe në disa xhami të qytetit, ku përcollën mesazhe frymëzuese mbi vlerat dhe domethënien e Ramazanit, duke u lutur për paqe, mirëqenie dhe begati për të gjithë.
Përbërja e ekipit:
- Valon ef. Ibrahimi - Xhamia e Hadumit
- Musli ef. Arifi - Xhamia Mahmut Pashë
- Orhan ef. Bislimaj - Mejtepi i Halil Efendisë
- Defrim ef. Hoti - Xhamia Kusarë
- Enes ef. Goga - Xhamia Sefë 1
- Bali ef. Sadiku - Xhamia Qyl
- Fidan ef. Xhelili - Xhamia Dardania






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kur profesioni bëhet mision - Dr. Qazim Qazimi - 46 vite në shërbim të arsimit