Ka nisur restaurimi i xhamisë shekullore "Musa Khan", një monument i periudhës Mughal brenda kampusit të Universitetit të Dhakës. Projekti u inaugurua më 31 mars 2026 dhe synon të rivendosë integritetin e strukturës dhe elementet origjinale të arkitekturës Mughal, duke përdorur teknika të avancuara të restaurimit dhe dokumentimit.
Puna realizohet nën drejtimin e Departamentit të Arkeologjisë të Bangladeshit, me mbështetje financiare nga Ambassadors Fund for Cultural Preservation (AFCP) i Shteteve të Bashkuara, i cili ka ofruar një grant prej rreth 235,300 dollarësh.
Synimet kryesore të projektit është: Restaurimi i elementeve origjinale arkitekturore të xhamisë, krijimi i një arkivi digjital të përhershëm për dokumentim e studim, si dhe trajnimi i arkitektëve të rinj dhe specialistëve lokalë në konservim historik.
Projekti do të zgjasë 36 muaj, nga prilli i vitit 2026 deri në mars 2028, dhe synon të ruajë strukturën, duke e promovuar gjithashtu si një destinacion kulturor dhe turistik.
Xhamia "Musa Khan" është e emëruar sipas Musa Khan, djali i udhëheqësit të famshëm Isa Khan, dhe konsiderohet një prej monumenteve më të rëndësishme historike të Dhakës dhe një simbol i trashëgimisë kulturore Mughal.
Struktura trekupolore, e ndërtuar mbi një platformë të ngritur, është tipike për arkitekturën Mughal të shekullit të 18-të. Ajo reflekton elemente arkitekturore dhe historike që dëshmojnë për epoka të ndryshme të zhvillimit urban dhe religjioz të qytetit, duke e bërë pjesë jetike të trashëgimisë kulturore të Bangladeshit.