Thuhet se një burrë kishte varfëri në familje, e gjeti veten në vështirësi të mëdha, kështu që vendosi të merrte rrugën e kurbetit në kërkim të jetesës. Ai la shtëpinë, gruan me një djalë disa muajsh dhe familjen e tij dhe udhëtoi larg.
Rruga e tij e çoi në shtëpinë e një tregtari i cili e priti ngrohtësisht dhe e trajtoi me mikpritje të madhe. Pasi mësoi për nevojën e tij, tregtari i ofroi punë, të cilën burri e pranoi me gatishmëri. Ai punoi për tregtarin duke u kujdesur për devetë.
Pas disa vitesh, burri dëshironte të kthehej në shtëpinë e tij dhe të shihte familjen dhe fëmijët e tij. Ai i tregoi tregtarit dëshirën e tij për t'u kthyer në atdhe. Tregtari, i trishtuar nga ndershmëria dhe besueshmëria e tij, e shpërbleu atë bujarisht duke i dhënë disa deve dhe bagëti.
Burri duke u kthye te familja e tij dhe, pasi përshkoi një distancë të gjatë në shkretëtirën e nxehtë, pa një plak të ulur buzë rrugës. Plaku nuk kishte asgjë tjetër përveç një shator të ngritur pranë rrugës. Kur arriti tek ai, e përshëndeti dhe e pyeti se çfarë po bënte i vetëm në këtë vend të shkretë nën diellin përvëlues.
Plaku u përgjigj: "Unë jam tregtar."
Burri u habit dhe pyeti: "Po çfarë zanati ke?"
Plaku u përgjigj: "Unë shes këshilla."
Burri pyeti: "Dhe sa kushton një këshillë?"
Plaku u përgjigj: "Çdo këshillë kushton sa një deve."
Burri mendoi për këshillën dhe çmimin e saj të tepruar, për të cilin kishte punuar kaq shumë për ta fituar. Më në fund, vendosi të blinte një këshillë.
Ai tha: "Më jep një këshillë."
Plaku tha: "Kur të ngrihet përroi, ruaju nga përmbytja."
Burri mendoi me vete: "Çfarë më intereson mua për përroi në këtë shkretëtirë të shkretë? Dhe çfarë dobie më sjell kjo këshillë në këtë vapë?"
Kur e kuptoi se nuk kishte dobi, i tha plakut: "Më jep edhe një këshillë dhe do të të jap një deve tjetër."
Plaku i tha: "Mos i beso dikujt me sy të kaltër dhe me dhëmbë të rrallë."
Burri e mendoi edhe këtë këshillë, duke e menduar, por e gjeti të padobishme. Kështu që i tha plakut: "Më jep edhe një këshillë të tretë dhe do të të jap një deve tjetër."
Plaku u përgjigj: "Fli i penduar (me keqardhje), por mos fli me gjak."
Këshilla e tretë nuk ishte më e mirë se dy të mëparshmet. Kështu që burri e la plakun, i dha tri deve.
Me pjesën tjetër të deveve dhe bagëtive të tij vazhdoi rrugën e kthimit te familja e tij për disa ditë, gjatë të cilave i harroi të gjitha këshillat për shkak të lodhjes dhe vapës së madhe.
Një ditë, ndërsa binte mbrëmja, ai arriti te një grup njerëzish që kishin ngritur shatorët e tyre në fund të një lugine të madhe. Ai hëngri darkë në njërën prej shtëpive të tyre dhe kaloi natën atje. Ndërsa po shikonte yjet, ai pa yllin Canopus (Suhail).
Atëherë atij ju kujtua dhe i ra ndërmend këshilla që i kishte dhënë plaku, kështu që u ngrit shpejt, e zgjoi mikpritësin dhe i tregoi historinë e këshillës.
Ai i kërkoi atij të paralajmëronte popullin e tij në mënyrë që të largoheshin nga lugina. (Kur të ngrihet përroi, ruaju nga përmbytja). Por mikpritësi nuk ia vuri veshin. Burri tha: "Për Zotin, e bleva atë këshillë me një deve dhe nuk do të fle në fund të asaj lugine!"
Kështu që ai vendosi ta kalonte natën në një vend më të lartë në kodër. Ai mori devetë dhe bagëtinë e tij dhe u ngjit në një vend të lartë pranë luginës. Vonë atë natë, ra një shi i madh dhe një përmbytje e menjëhershme erdhi me zhurmë si bubullima, duke shkatërruar tendat dhe duke shpërndarë njerëzit.
Në mëngjes, ai u nis përsëri te familja e tij. Dy ditë më vonë, ai mbërriti në një shtëpi në shkretëtirë. Pronari, një burrë i dobët dhe i shkathët, e priti ngrohtësisht dhe u bë gjithnjë e më miqësor dhe i dashur, derisa burri u bë i kujdesshëm. Ai e shikoi dhe pa se ai kishte "sy e kaltër dhe me dhëmbë të rrallë". Ai tha: "Ah, ky është ai për të cilin më tregoi plaku. Ai ka saktësisht të njëjtat karakteristika, nuk i mungon asgjë."
Atë natë, burri bëri sikur donte të flinte jashtë shtëpisë, pranë deveve dhe deleve të tij. Ai mori shtratin e tij dhe e tërhoqi mënjanë, vendosi gurë nën batanije dhe u pozicionua afër për të vëzhguar lëvizjet e pronarit të shtëpisë mikpritësit të tij.
Pasi pronari i shtëpisë u sigurua që mysafiri i tij po flinte, ai u afrua në majë të gishtave drejt tij, derisa ai ishte pikërisht pranë tij. Pastaj deshi të e godis me shpatë, por mysafiri ishte përgatitur për më të keqen, dhe e priti para atij. Ai tha: "E bleva këshillën tënde me një deve", dhe pastaj pasi e goditi me shpatë, e vrau pronarin.
Ai i mori devetë dhe bagëtinë e tij dhe u kthye te familja e tij. Pasi udhëtoi për disa ditë, ai mbërriti në rajonin e popullit të tij natën.
Ai shkoi drejt shtëpisë së tij dhe hyri brenda, duke gjetur gruan e tij duke fjetur me një burrë pranë saj. I tërbuar, ai zgjati dorën për shpatën e tij, duke synuar t'i vriste të dy.
Papritur, ai kujtoi këshillën e tretë: "Fli me pendim (keqardhje), jo me gjak." Ai u qetësua, i la ashtu siç ishin dhe u kthye te delet e tij, duke fjetur me to deri në mëngjes.
Në lindjen e diellit, ai i çoi devetë dhe delet e tij përsëri në shtëpi. Njerëzit e njohën dhe e pritën me ngrohtësi. Të afërmit e tij e përshëndetën, duke thënë: "Ke qenë larg për një kohë të gjatë. Shiko si është rritur djali yt dhe është bërë burrë!"
Burri e shikoi të birin dhe pa se ai ishte i njëjti i ri që kishte fjetur pranë gruas së tij natën e kaluar.
Ai e falënderoi Zotin që e udhëhoqi larg vrasjes së tyre dhe tha me vete: "Vërtet, çdo këshillë vlen më shumë se një deve."
Musa Vila