Myftiu i Kosovës viziton Fondacionin Diyanet në Ankara
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, gjatë qëndrimit të tij në Ankara, ka vizituar edhe Fondacionin Diyanet të Turqisë, ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm i fondacionit, z. İzani Turan.
Myftiu Tërnava e falënderoi drejtorin e përgjithshëm të Diyanetit për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës dhe institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i Diyanetit shprehu gatishmërinë që në të ardhmen të rritet bashkëpunimi me institucionet e BIK-ut, si dhe të shtohet bashkërendimi dhe mbështetja për këto institucione.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart raportet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.




Artikulli i kaluar
Nuk ka artikull pas ketij.