Niset grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

 


Sot, në orët e para të mëngjesit, nga Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari", është nisur grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova për kryerjen e haxhit.
231 besimtarët nga Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Gjakova, Klina dhe Prizreni, janë përcjell me emocione dhe dua për haxh të pranuar nga shumë familjarë të tyre.
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se janë parapare edhe 5 fluturime të tjera, me të cilat edhe kompletohet numri prej 1576 besimtarëve që udhëtojnë drejt Mekës dhe Medinës për kryerjen e haxhit.





Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë bën thirrje për ndihmë në ndërtimin e xhamisë