Niset grupi i pestë i besimtarëve nga Kosova drejt Mekës për kryerjen e haxhit
Besimtarët nga Ferizaj, Kaçaniku, Hani i Elezit, Vitia dhe Kamenica janë nisur sot drejt Mekës për kryerjen e haxhit. Gjithsej 223 besimtarë u përcollën me lutje dhe urime për haxh të pranuar, udhëtim të lehtë dhe kthim të mbarë pranë familjeve të tyre.
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se fluturimet e haxhilerëve po zhvillohen sipas planifikimit të paraparë, teksa njofton se kanë mbetur edhe dy fluturime, të cilat parashihen të nisen të hënën.




Nuk ka artikull pas ketij.