Kryetari i KBI të Gjakovës, dr. Valon Myrta priti në takim ish-kryeparlamentarin e Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Mustafa Şentop

 


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, dr. Valon Myrta, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, priti në një takim ish-kryeparlamentarin e Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Mustafa Şentop, si dhe Komandantin e Kontingjentit Turk në Prizren, kolonel Harun Elitaş. 
Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu anëtari i Gjykatës së Lartë të Apelit të Turqisë (Yargıtay), Bilgin Başaran, avokati Yaşar Baş, si dhe këshilltari Salih Zeki.
Gjatë këtij takimi, kryetari Myrta u shprehu mysafirëve një falënderim të përzemërt për vizitën dhe mirënjohjen e thellë për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë ka ofruar ndër vite për institucionet fetare dhe kulturore në Kosovë. Ai vuri theksin te ndihma e çmuar në fusha të ndryshme, veçanërisht në projektet humanitare, arsimore dhe në restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore islame.
Nga ana e tyre, mysafirët falënderuan kryetarin për mikpritjen e ngrohtë dhe shprehen gatishmërinë e tyre për përkrahjen e projekteve të trashigimisë kulturore.
Në kuadër të vizitës së tyre në Gjakovë, delegacioni mori pjesë edhe në faljen e namazit të xhumasë në Xhaminë e Hadumit, ku u pritën me respekt dhe ngrohtësi nga besimtarët dhe qytetarët e pranishëm.
Me këtë rast, ish-kryeparlamentari Prof. Dr. Mustafa Şentop iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, përmes së cilës përshëndeti xhematin dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim vëllazëror në qytetin e Gjakovës. 




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë bën thirrje për ndihmë në ndërtimin e xhamisë