Besimtarët i bashkohen organizimit të Bashkësisë Islame të Kosovës
Në prag të festës së Kurban Bajramit, besimtarët e shumtë tashmë vetëmse e kanë kryer njërin prej obligimeve të kësaj feste.
Besimtarë të shumtë edhe këtë vit i janë bashkuar organizimit të Bashkësisë Islame të Kosovës për therjen e organizuar të kurbanëve.
Njëri prej tyre është edhe Sabri Makovci, i cili tashmë ka bërë porosinë e tij përmes këtij organizimi.
Ai thotë se çdo vit këtë obligim e kryen përmes Bashkësisë Islame të Kosovës, pasi aty gjen besimin, korrektësinë dhe përkushtimin që kurbani të shkojë tek ata që kanë më së shumti nevojë.