Njeriu që e fali namazin e jacisë 27 herë

 


Tregon Abdullah el-Kavariri, shejhu i Buhariut dhe Muslimit:
Pothuajse kurrë nuk më kishte ikur namazi i jacisë me xhemat. Mirëpo, një natë më erdhi një mysafir në shtëpi. Teksa merresha me mikpritjen e tij, koha kaloi pa e kuptuar dhe më iku namazi me xhemat.
Dola me nxitim të kërkoja ndonjë xhami në Basra ku mund ta falja ende namazin me xhemat, por pashë se njerëzit i kishin përfunduar faljet dhe xhamitë ishin mbyllur. U ktheva në shtëpi i mërzitur dhe mendova: "Në hadith thuhet se namazi me xhemat vlen njëzet e shtatë shkallë më shumë se namazi i falur vetëm."
Prandaj, vendosa ta falja jacinë njëzet e shtatë herë, me shpresën se do ta arrija të njëjtën vlerë. Pasi përfundova, fjeta.
Në ëndërr pashë veten mbi një kalë duke garuar në një fushë të gjerë bashkë me një grup kalorësish. E ngisja kalin tim me të gjithë fuqinë për t'i arritur, por sa më shumë përpiqesha, aq më tepër shtohej largësia mes nesh.
Atëherë, njëri prej tyre u kthye nga unë dhe më tha:
Mos e lodh kalin tënd, o Abdullah, sepse nuk do të na arrish dot. Ne e falëm jacinë me xhemat, ndërsa ti e fale vetëm.
U zgjova nga gjumi me zemër të rënduar dhe me një trishtim të thellë për atë mirësi që kisha humbur.


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët