Zjarri përfshin Xhaminë e Dardanisë, shkakton dëme materiale

 


Një zjarr ka përfshirë paraditen e së premtes Xhaminë në lagjen Dardania në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit.
Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar sistemi i zërimit, pajisjet teknike, kutia e siguresave dhe pajisje të tjera elektrike brenda xhamisë.
Autoritetet kanë konfirmuar se nga incidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
"Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e zjarrit", thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.



Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik